Sa u përket pijeve, çdo popull ka zakonet dhe traditat e tij. Disa prej tyre janë sezonale, disa shoqërojnë gjellët dhe mezet. Le të shohim, pra, se cilat janë pijet tradicionale të çdo vendi.
1. Rakia
Rakia është pija kombëtare e Turqisë, por edhe e vendeve të tjera ballkanike, prodhohet nga fruta, si: Rrushi, kumbulla dhe kajsia.
2. Vodka
Sipas legjendës, vodka u prodhua nga një murg në Moskë. Megjithëse disa e preferojnë shqeto, ajo është e njohur për përdorimin e saj në shumë koktejle.
3. Pisko
Pisko, megjithëse u shfaq për herë të parë në Peru, konsiderohet si pija kombëtare e Kilit. Prodhohet nga distilimi i rrushit të llojit muskat dhe përmban limonatë, sheqer e vezë të rrahura.
4. Sake
Sakeja ka një histori 1300 vjeçare. Prodhohet nga orizi dhe zakonisht, përmban 18-20% alkool. Shija e saj është e ëmbël, si e verës.
5. Tekila
Tekila është bërë e njohur tashmë në të gjithë botën dhe prodhohet nga agavja, një lloj kaktusi që gjendet në qytetin Tekila të Meksikës. Meksikanët e shoqërojnë zakonisht me Sangria, ndërsa perëndimorët, preferojnë limonin dhe kripën.
6. Shampanja
Vera me shkumë, prodhohet në zonën e Shampanjës, në Francë. Rrënjët e saj janë në shekullin XVII dhe shpikësi i saj konsiderohet murgu benediktin, Dom Pier Perinjon.
7. Sazerak
Konsiderohet si koktejli më i lashtë që është bërë në Amerikë. Në përbërje të tij, ka uiski, absinth, konjak dhe sheqer.
8. Pinja Kolada
Në vitin 1954, barmeni portorikan Ramon Marrero, krijoi pijen e njohur për ne të gjithë, Pinja Kolada.
9. Kaipirinia
Kaipirinia konsiderohet si koktejli kombëtar i brazilianëve. Përbërësi i tij kryesor është kashasa (rumi i nxjerrë nga kallami i sheqerit).
10. Manhatan
Koktejli mitik, Manhatan, u krijua në Nju jork, për nder të fitores në zgjedhjet bashkiake të Samuel J. Tildenit, më 1870. Përbëhet nga xhini, vodka dhe një pikë lëng boronice.
11. Uzo
Uzoja është përzierje etanoli (lloj alkooli), uji dhe aroma të ndryshme bimësh, si glikanxo. Është shumë popullore në Greqi e Qipro dhe shërbehet me fruta deti, djathra dhe ullinj.
12. Uiski
Uiski e ka origjinën nga Skocia. Prodhohet nga gruri i bërë pelte dhe vjetërohet në fuçi prej druri.
13. Rumi
Ai prodhohet nga kallami i sheqerit, që grihet e lihet të fermentohet dhe lidhet shumë me kulturën e Karaibeve. Pihet edhe shqeto, por edhe si shoqërues i koktejleve të ndryshme.
14. Mohito
Nevojiten vetëm 5 përbërës për pijen tradicionale kubaneze: Rumi i bardhë, soda, limoni, mentja dhe sheqeri.
15. Kriek
Ajo njihet edhe si birra belge, është mjaft aromatike dhe prodhohet nga qershitë Morelli, që prodhohen në këtë vend.
16. Shnaps
Kjo pije e ka origjinën nga Gjermania dhe mund ta shijosh me mënyra të ndryshme. Shnapsi i qershisë shoqërohet me proshutë apo me sallame të tymosura.
17. Çaji me mente i Magrebit
Ai u çua në Angli në shekullin XVIII. Çaji i Magrebit, siç duket nga emri i tij, i ka rrënjët në kulturën tuniziane, algjeriane dhe marokene.
18. Sangria
Kjo pije e ka origjinën nga Spanja e Portugalia dhe përmban copëza të vogla frutash, së bashku me verë dhe pak brandi.
19. Maotai
Konsiderohet si pija nacionale e Kinës që prej vitit 1951. Shija e saj unike vjen nga klima e krahinës Maotai, ku prodhohet ky lloj likeri.