Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Përkushtim…

Përkushtim që buron nga dashuria. Sa herë që shkruaj për ata që na japin frymë e jetë, më duket sikur jam përpara një provimi të vërtetë. E madhe është dashuria e tyre për jetën, për atë që ka nevojë për dashuri, përkushtim, zemër bujare e dorë të ngrohtë. E ka dashur fati që të mos jem i pranishëm në Klinikat e spitaleve apo qendrave shëndetësore, që rëndom përgjithësohen me epitetet e famshme të “korrupsionit”! Por, jeta dhe përditshmëria kanë dy anët e medaljes. Diku, ato shndrrisin, si gurtë margaritarë dhe në anën tjetër, si njolla të errëta, që nuk mund të fshihen. Do mjaftonte një dhimbje dhëmbi për të zbuluar se në këtë jetë të vështirë ku jetojmë ka edhe njerëz me zemër të madhe, me shpirt bujar, shpirt të bardhë, si ato bluzat e bardha që kanë veshur, dhe i nderojnë akoma më shumë! Në një mëngjes të zakonshëm do gjendesha me nënën time në Klinikën stomatologjike të Nënë Tereza. Ende pa hyrë mirë brenda do mahniteshe nga pastërtia e mjedisit dhe pritja mjaft e ngrohtë e stafit pedagogjik. Edhe studentët kishin pjesën e vetëm të Konsideratës që nuk mund të fshihet. I pari që do të takonim në auditor do të ishte një student kosovar me emrin Betim, një djalë simpatik dhe me buzëqeshje të dlirë i gatshëm për të na ndihmuar e pse jo do mebtet përherë miku ynë. Betimi do na tregonte klasën ku jepte mësim doktoreshë Alketa, një nga pedagoget e papërtuara dhe me sjellje po aq njerëzore. Mandej Marsiada studente me shokët e saj tregon aftësitë e veta në orët e praktikës për të bërë atë më të mirën, dobishmen, njerëzoren. Studentë me libra në dorë të përqëndruar në mësim, duke dëgjuar me vëmëndje e respekt. Kjo është panorama e përditëshme në këtë auditor, që mbetet nga më të mirët në nivel cilësor të arsimit. Lapsi ynë nuk mund të mos drejtohet edhe tek drejtuesi i kësaj klinike me reputacion të padiskutueshëm, Doktor Dorjan Hysi, motoja më e mirë e punës së tij është: dashuria e përkushtimi! Një dashuri që rrjedh si uji i kristaltë dhe është po aq vlerë për jetën tonë. Nuk do të harroja edhe profesore Meritën, që plotëson më së miri figurën e nderuar të nënës, shoqes, motrës e koleges për të gjithë ata që e njohin nga afër dhe ruajnë pa dyshim respekt e dashuri. Po, edhe profesore Ruzhdia është një nga emrat e saj të nderuar, me atë dashuri përgjegjësi e buzëqeshje. Largohesh nga klinika me emocione në shpirt, duke marrë me vete barrën e mbresave të pashlyeshme që të lë ky universitet. Këta njerëz me bluza të bardha, me shpirt të madh, ku dashuria e përkushtimi i papërtuar është bërë sinonimi më i bukur i punës. Në vesh na mbeten fjalët e Profesore Alketës: “Edhe ne do të bëhemi si Nënë Tereza!” Një thënie aq e thjeshtë, po kaq kuptimplotë. Nuk do e mbyllnim këtë falenderim të sinqertë pa i shprehur mirënjohjen e përzemërt ish-studentit të shkëlqyer të këtij fakulteti Enes Vrapi e doktor Nuriut, për dashurinë e zemrës së tij, shpirtin bujar që e karakterizon dhe i bën nder gjithëkujt. Ju faleminderit nga zemra! Alban Arapi e Margarita Arapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Të dua...

Advertisement