Gërsheta, topuzë të rafinuar, krehje hollivudiane. Këtë vit, yjet e kinemasë dhe muzikës botërore na kanë dhuruar shumë modele të bukura flokësh. Por, cilat kanë qenë më të bukurat? Ne përzgjodhëm 16 prej tyre; gjykojini vetë…
1. Blejk Lajvli
Gjatë festivalit të fundit të Kanës, Blejk Lajvli na dhuroi këtë gërshet të thurur lirshëm, që i jepte pamjen e një Lara Krofti, shumë të sofistikuar.
2. Amber Hërd
Për të qenë elegante, por edhe rinore, Amber Hërd zgjodhi këtë topuz të veçantë, si një lafshë, në pjesën e prapme të kokës.
3. Dajanë Kryger
Dajanë Kryger është specialiste e gërshetave dhe e krehjeve të tjera të bukura. Kësaj radhe, ajo ka ofruar një thurje të sofistikuar dhe të ndërlikuar të flokëve. Duket se parukierja e saj, ka punuar shumë me këtë krehje.
4. Amanda Seifrid
Ideja e mirë e Amanda Seifridit është se ka kombinuar gërshetin me topuzin. E thënë kështu, duket një krehje e ngarkuar dhe e dalë jashtë mode, por me ato gërshetëzat e hollë, të thurur anash dhe të mbledhur thjesht nga pas, krehja është e përkryer.
5. Dajana Agron
Kur Dajana Agron vendos t’u japë volum flokëve, ajo e merr seriozisht! Na pëlqen kjo krehje e thjeshtë, por spektakolare, gjithë lëvizje.
Me këtë gërshet pak si “shkatarraq”, Douzen Kroes ka dashur të krijojë një pamje romantike, që është edhe shik. Një krehje e përkryer për tapetin e kuq, ose për një mbrëmje, pa patur nevojë t’i frysh flokët.
7. Ema Roberts
Ema Roberts është një nga yjet që ka lançuar tendencën e prerjes katrore fallco. Në fakt, nga pas, flokët ajo i ka shumë më të gjatë sesa duken në krehje, por i ka mbledhur.
8. Ema Stoun
Ema Stoun kujdeset gjithmonë për veshjet, grimin dhe krehjen e saj. Nuk është e lehtë të zgjedhësh mes modeleve të bukura të flokëve që ajo na ka dhuruar gjatë gjithë vitit, por më në fund, ne zgjodhëm këtë gërshet të bukur, të trashë.
9. Ema Uatson
Ja, edhe Ema! Gjithmonë shumë elegante, Ema Uatson ka zgjedhur një model flokësh në formë topuzi, të krijuar nga përdredhja e flokëve, që mblidhen pas, për të formuar të top të bukur.
10. Hilari Suank
Për të shkelqyer nën dritat e prozhektorëve, Hilari Suank ka zgjedhur këtë gërshet të thurur lirshëm, që “vesh” qafën e saj, si një shall elegant. Por jo, janë vërtet flokët e saj!
11. Xhesika Alba
Për të qenë elegante, pa rrezikuar të bëjmë ndonjë gabim, veprojmë si Xhesika Alba, që i ka bërë flokët me onde të mëdha, të stilit retro.
Merion Kotijar ka krijuar një pamje të viteve ‘60 me këtë krehje të fryrë dhe duke përdorur si aksesor, një rreth të përbërë nga flokët.
13. Nikolë Kidman
Me këtë bisht të sjellë përpara, Nikolë Kidman na tregon se arti i parrukerisë është gjithashtu edhe ai i lëvizjes dhe që mund të përziesh krehjet: Përdredhje, gërsheta; gjithçka është e lejuar!
14. Olivia Palermo
Olivia Palermo i ka përdredhur dhe çuar prapa dy tufat e flokëve që rrethojnë fytyrën e saj, duke krijuar një krehje të stilit bohem, që kombinohet shumë mirë me pamjen e saj të thjeshtë.
15. Rita Ora
Për të krijuar një krehje punk, Rita Ora ka zgjedhur t’i ngrejë flokët mbi kokë, por ka ruajtur edhe elegancën, duke bërë një gërshet të vogël, të ndërthurur me një fill metalik, anash saj.
16. Selena Gomez
Ajo që na pëlqen te Selena Gomezi, është tendenca e saj për të qenë gjithmonë e krehur dhe e rregulluar, edhe kur shkon në pazar. Me këtë kurorë gërshetash, na provon se kemi të drejtë.
17. Teilor Suift
Si ta ngresh një shkallë më lart, një prerje katrore të thjeshtë? Me një rreth koke dhe Teilor Suift ka ditur të zgjedhë një rreth-bizhu për flokët.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)