Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më mungon…

S’e di pse kam nevojë të flasë sot u bënë kohë pa folur me njeri, u bënë kohë pa u hapur me dikë pa treguar dhimbjet që mbart në vetvete, pa qarë diku në shpatullën e dikujt që nuk tallet me lotët e mi, se di pse po kamë nevojë të flas dhe vetëm të flasë se di pse. Po s’e mbaj dot më brenda vetes frikën që kam për ty shpirt, më mungon tej mase, s’e di ku je. Dikush më tha që je martuar, s’e besoj, s’e di pse po më duket e pamundur që një person si ti, të arrijë të martohet me dikë që nuk e do, por çfarë nuk ndodh në këtë botë. Më thanë që je në vendlindje, po s’e besoj, më duket një ëndërr e keqe që më duhet të zgjohem, por nuk po zgjohem dot… L & K.
Ndërsa ëndrra vazhdon të më gllabërojë në kthetrat e saj, takova vëllain tënd para ca ditësh, ai më tregoi gjithçka për ty për dasmën tënde, për mënyrën se si të trajtonin. S’më prite shpirt, mbase për një jetë më të mirë rrezikova kaq shumë. Po ç’më duhen ato para, ajo makinë kur ty s’të kam pranë, ç’më duhet buzëqeshja fallco e dashnorëve kur të kisha ty shpirt, që dije se si të më bëje të lumtur?! Eh, sa gjëra dua të të them, po s’e di a do vijë ajo ditë që do takohemi përsëri. Të dua shumë, mbase një ditë do vij në qytetin tënd të pyes për ty e për gruan tënde. Mbase do jesh me fëmijë, po ç’rëndësi ka, unë do të të dua përsëri njësoj si ditën e parë që u takuam në park, ç’rëndësi ka nëse do jesh plakur apo mërzitur nga hallet, përsëri do të të dua si dikur kur shkonim të takoheshim. I ruaj me kujdes fotot tona mos plaken, mos t’i vyshkë era dhe i ftohti. Do t’i mbaj ngrohtë mos ftohen, eh, thonë që njeriu bëhet me fiksime. Mbase është e vërtetë, por ti je fiksimi im!
Kur unë dhe ti të mos jemi më së bashku, a do më mendosh ndonjëherë? Kur të mos kesh çfarë të bësh mbrëmjeve të vonë. A do të të mungojë zëri im në telefon? Kur të kesh dëgjuar një këngë të bukur, do të më kërkosh që të ma dedikosh? Do të jem unë i pari mendim në mëngjes sërisht? A do të jem unë ajo që të bën të mendosh gjatë? Kur të mos jemi më ne a do ti ruash fotot e mia ende? Po gjërat që unë kam shkruar dhe i ruaj në portofol a do të mund t’i mbajë më gjatë, ashtu siç i ke mbajtur dikur? Kur të mos jem më a do të më kujtosh ende? Do të mendosh që dikur ka qenë dikush që të ka dashur, por që ti s’mund t’ia ktheje me të njëjtin intensitet? Kur ne të mos jemi më bashkë a do të më telefonosh për ditëlindjen time? A do të kem mundësinë të dëgjojë sërish zërin tënd… qoftë edhe si një shok i së kaluarës? A do të të kujtohen më gjërat që unë bëja dhe nëse do ti dëgjosh nga dikush tjetër, a do të të marrë malli për mua? Pyes veten çfarë vëndi do të të kemë unë në zemrën tënde? Gjithmonë nëse do të më ruash si një kujtim. Nuk e di a do t’ia falësh vetes të gjitha herët që kam qarë për ty? Kur të mos jemi më, do të më mungojnë të gjitha gjestet e tua. Kur të mos jemi më, do të më mungojë personi që më këshillonte për çdo gjë, edhe pse unë atëhere do të jem rritur.. Kur të mos jemi më… do të më marrë malli… do të më marrë malli për atë personin që nuk ishte perfekt, por që e doja me gjithë zemër… Do të më marrë malli për të gjitha herët që kam qeshur me ty, edhe për ato herë që kamë qarë. Do të më marrë malli për dashurinë time, për të tëra herët që më ke dhënë kurajo, për të folurën tënde. Kur të mos jemi më, do të më marrë malli, por do të vijë edhe një ditë kur unë nuk do të jem më për ty, do të jem diku tjetër, por tani të them me krenarinë më të madhe dhe sinqeritetin në infinit. Të kam dashur shumë, do më mungosh. Leta.
Sa shumë mall, sa deshperim, sa vuajtje, sa shume dashuri ndjej per ty sonte, ne kete nate e dashur. Sonte endrrat dhe kujtimet kur flisnim bashkë pa pushim edhe ne supermarket kur shkoje me mua në telefon flisje, me kujtohen te gjitha, i kam ketu grumbulluar ne shpirtin tim ne zemren time te perlotur. Më beso ndihem i vetem ne kete bote te madhe i humbur si nje i huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur ne nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash qe ti mi ke ofruar per pak ngrohtesi e per shume dashuri, tani ne zemren time mbreteron vetëm ndjenja per sytë e tu te bukur bukuroshe, sonte shoh nje dore qe s’me bindet, shoh dy sy qe te kerkojnë ty e shpirt dhe ndjej nje zemer qe ndoshta s’me perket mua, ndjej dashuri qe me perpin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe cdo qelize te qenies time. Ti ndoshta imagjinon ç’do të thotë te duash dikend ne heshtje, ne kete largesi te mallkuar, te mendosh dhe te kalosh ditet me ty ne mendje. Neta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zemër lënduar...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement