– Jam një vajzë 30 vjeçare. Ka rreth 6 muaj që më ka dalë një cist uji, i jashtëm, në anën e djathtë të vaginës. Jam vizituar te dy gjinekologe që më kanë dhënë mjekime, por pa rezultat. A mund të më ndihmoni? Çfarë duhet të bëj, se jam shumë në merak? Nuk kam dhimbje dhe më thanë që nuk është shqetësues. Ka një vit e më shumë që nuk kam kryer marrëdhënie. Jam lyer me një pomadë në ngjyrë të zezë që quhet Ictammolo dhe sikur më është zvogëluar pak. Ju falënderoj shumë dhe pres përgjigjen tuaj.
Dr. Elida Tepelena, obstetër-gjinekologe: – Përshëndetje! E kuptoj shqetësimin tuaj edhe për faktin që ju më përshkruani që është cist dhe që ju kanë dhënë ilaçin e zi, i cili mjekon forunkulat apo të thatat… Gjithsesi, për gjëra konkrete, pa u parë, nuk mund të japësh një mjekim të saktë.
Do të doja të bëja një pyetje: Pas mjekimit, a jeni kthyer për vizitë te mjeku që ju dha mjekimin? Është shumë e rëndësishme të mos e ndryshoni mjekun që ju ndjek, për arsye se mjekut tjetër do t’i duhet të arsyetojë pa e ditur gjendjen tuaj para mjekimit, ashtu si edhe unë, me këto të dhëna, nuk mund të arsyetoj apo të nxjerr një konkluzion, pa e parë situatën tuaj nga afër.
Advertisement