Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mariza Ikonomi: Drejt Las Vegasit, ku kam zemrat e mia

Meri Popins, dadoja superfantastike e njohur ndërkombëtarisht, erdhi në Tiranë. Po, po, ishte pjesëmarrëse në spektaklin e kërcimit “Dancing vvith the Stars”. Figura e saj u soll me mjaft elegancë nga këngëtarja Mariza Ikonomi, njëra prej konkurrenteve, e cila ishte eleminuar nga spektakli dhe u rikthye, në bazë të formulës së zgjedhur nga produksioni.
Një rikthim tjetër i Marizës është edhe ai në jetën kryeqytetase, pasi është larguar nga Franca, por nuk e përjashton mundësinë e rikthimit atje. Muzika xhaz ishte ajo që e lidhi me Francën, pikërisht në Nicë, ku ajo ka jetuar dhe studiuar.
Por, çfarë e pret Marizën pas Dancing? Ka një emër, Las Vegas! Ky është edhe destinacioni i zemrës së saj, atje ku jeton e motra, e cila është edhe mikesha më e mirë e Marizës.
Po një këngë të bukur nuk do na sjellë Mariza, vetëm si balerinë do ta shohim? Sigurisht që do të kemi të reja. Ajo ka në plan edhe një videoklip të ri “Më mirë qesh”… dhe këtë gjë e bën vetë më së miri. Buzëqeshja është kapur fort pas syve të Marizës dhe nuk i ikën…

Enkeleda Kurcani: – Mariza, si ndodhi që u bëre pjesë e “Dancing vvith the Stars”?
Mariza Ikonomi: – Ishte një propozim i producentes së spektaklit dhe unë e pranova me shumë kënaqësi.
– Eksperienca jote në këtë spektakël ishte e shkurtër… Të erdhi keq për këtë?
– Aspak, unë isha ndër konkurrentet me fat, pasi u rifuta në garë mbrëmjen e së hënës së kaluar, kur ishte nata Disney, kështu që jam akoma në gjysmë finale. Do të më shihni të kërcej edhe të hënën në vazhdim. Se çfarë do të ndodhë më tej, nuk mund ta them unë… Ndiqni spektaklin.
– E meritoje ti të dilje apo mund të ishte edhe ndonjë nga VIP-at e tjerë?
– S’di të them…
– Eleganca jote, qoftë fizike, qoftë në sjellje, një tipar që gjendet kudo te ti, a të ndihmoi edhe në kërcim?
– Sigurisht që po, për të mos thënë gjithmonë. Ka qenë një ndër elementët që më ka favorizuar. Edhe anëtarët e jurisë ma kanë vënë në dukje këtë gjë.
– Cili mbetet kërcimi i preferuar në Dancing?
– Tip tap.
– Kush mendon se e meriton fitoren?
– S’di të të them, vështirë të jap një mendim. Sigurisht, le ta meritojë më i miri.
– Si kanë qenë vlerësimet e jurisë për ty?
– E thashë edhe pak më lart për çështjen e elegancës. Komentet kanë qenë shumë pozitive dhe i falënderoj për këtë.
– E zbulove në Dancing që kishe talent për kërcimin, apo e dije më parë këtë?
– Mund të them se e dija me parë, sepse e kam pasur ëndërr baletin, por zgjodha të bëhesha këngëtare. Gjithsesi, në Dancing u rizgjua paksa ëndrra ime dhe unë po e shijoj natë pas nate.
– Të pëlqejnë filmat me kartona?
– Sigurisht që më pëlqejnë, më shtojnë imagjinatën dhe i bëjnë ditët edhe më të qeshura.
– Ke disa vite që je zhvendosur në Francë. Si kalojnë ditët e tua french? Ke krijuar miqësi të reja atje?
– Tashmë, kam ardhur këtu në Tiranë, por asnjëherë s`dihet, ndoshta i kthehem Francës. Miqësi sigurisht që kam krijuar dhe shumë shpejt do shkoj t`i takoj atje. Miqtë janë gjëja më e bukur kur për njëfarë periudhë zhvendosesh larg vendit tënd.
– Ke pasur disa mungesa sa i përket muzikës në Shqipëri. Pas pjesëmarrjes në Top Fest, do të kemi të reja të tjera nga ti?
– Pas pjesëmarrjes në Top Fest, po përgatis klipin tim të radhës “Më mirë qesh”. Falënderoj shumë Dren Abazin për orkestracionin dhe për gjithë punën që ka bërë për këtë këngë.
– Xhazi mbetet muzika jote. Cili mbetet artisti legjendar i xhazit për ty?
– Xhazi, patjetër… Jam rritur me këtë muzikë dhe më pëlqen shumë Ela Ficxherald.
– Koncertin e cilit këngëtar nuk do ta humbisje për asgjë në botë?
– Koncertin e Leni Kravitz, edhe pse e humba kësaj radhe për shkak të punëve.
– Je shumë e rezervuar në dhënien e informacioneve në media. Nuk të pëlqen të flasësh për veten, apo nuk u zë besë gazetarëve?
– Jo, mund të them se e kam ne tip, ashtu jam unë, dua t`i mbaj gjërat për vete, por ju gazetarët s`të lini…
– Dhe meqë jemi te thashethemet, janë botuar në shtyp disa foto të tuat me këngëtarin nga Kosova, Andosin…
– Andosin e kam shok të vjetër dhe e dua fort!
– E ke menduar ndonjë bashkëpunim me ndonjë rreper apo rroker nga Kosova?
– Sigurisht që do të doja shumë ndonjë bashkëpunim me këngëtarë të Kosovës, kam edhe një plan të afërt.
– Shën Valentinin e kemi në prag… Do ta festosh?
– Me siguri do të më gjejë duke kënduar për dashurinë.
– Si e parashikon jetën tënde sentimentale për vitin 2015?
– S`e di… as që më shkon ndërmend për momentin.
– Po verën e këtij viti, si e parashikon?
– Në verë zgjedh të pushoj aty ku zgjedh edhe shoqëria ime. Miqtë t`i bëjnë ditët e pushimit më të bukura. Por, të jetë për mua, në një vend të qetë e të virgjër, ku dëgjohet zhurma e detit.
– Kush është mikesha më e mirë jotja, me të cilën nuk mban sekrete?
– Me motrën ndaj çdo sekret, por kam edhe dy shoqe shumë të mira.
– Cilat janë planet e tua pas Dancing?
– Do të shkoj në Vegas, aty ku jeton edhe motra ime… e dua shumë atë vend, sepse zemrat e mia i kam aty.
– Veç muzikës, cilat janë pasionet e Mariza Ikonomit?
– Çdo gjë që ka lidhje me artin është pasioni im…
– Nëse do të na rrëfeje një mëkat të vockël, cili do ishte? Apo mëkatet nuk rrëfehen…
– Fjala mëkat s`më pëlqen!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Luziana: Artisti matet nga talenti, jo nga centimetrat e fustanit

Next Post

Si ndikon duhani në pamjen dhe në jetën tuaj?

Advertisement