Largimi yt i hershem shkaktoi plagë të medha ne zemren time, nuk ka ilaç qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tënde. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthesë te pakthyer, me lot ne sy derisa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. Dhimbja nuk ka fund, kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmonë do te mbetesh ne zemren time, me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpresë te pashpresë, si dje, si sot, si neser, une i perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma kthesh lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa jote ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di sesi i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe më shumë sesa te kam dashur, edhe më shum sesa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vonë. Unë do te jem ne shpirt vetem i yti e ti vendos vetë per lumturinë qe mund ta kemi së bashku…