Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam frikë për vajzat e mia

Një shprehje e vjetër popullore thotë: “Kush ka vajza, ka dynjanë”. Vajza është e mirë si për nënën, ashtu edhe për babën. Unë që po e shkruaj këtë histori, kam vajza dhe falënderoj Zotin që m’i dha. Ndonjëherë mendoj për fatin e tyre dhe mbaj frymën, tmerrohem se çfarë njeriu mund t’u bjerë për pjesë. Para pak kohësh, u shtrova në spital, për shkak të astmës. Në ato ditë të vështira, kam patur një përkujdesje të veçantë nga vajzat e mia dhe nga im shoq, që të mos më mungonte asgjë. Astma më është shkaktuar që në moshë të re dhe me kalimin e viteve dhe punës më është rënduar. Kur kaloj në vështirësi të mëdha shëndetësore, jam e detyruar të shtrohem në spital. Në spital gjen shpesh bashkudhëtarë të së njëjtës sëmundje, të ndodh të bisedosh dhe të shprehësh shqetësimet e sëmundjes së përbashkët apo me pak ndryshime nga njëra-tjetra. Në këtë radhë të shtrimit tim, në dhomë me mua ishte e shtruar edhe një grua tjetër, e cila vuante pikërisht nga e njëjta sëmundje. Pacientja ishte një grua në të 40-at, së cilës për vizitë i vinin vetëm fëmijët. Ajo kishte shumë dëshirë të fliste dhe ndodhte që ndonjëherë të shkëmbenim biseda me njëra-tjetrën. Në atë javë që qemë të shtruara, na vinte për vizitë jo vetëm mjekja dhe infemieret, por edhe psikologia, që na përshëndeste dhe na pyete nëse kishim nevojë të bisedonim me të për ndonjë shqetësim. Unë u shpreha që çdo gjë shkonte mirë, përveç ilaçeve që mungonin dhe ishim të detyruara t’i blinim, pasi nuk kishte spitali. Më pas ajo iu drejtua gruas tjetër dhe ajo shprehu dëshirën për të biseduar. Mendova se çfarë do të thonin…

Psikologia filloi ta dëgjonte dhe ajo i tregonte për shqetësimët e veta, për pamundësinë për të blerë ilaçet, për sëmundjen që e mundonte që në moshën 10 vjeçare dhe shumë andralla të jetës së përditshme, që kur i dëgjon, thua “mjerë kujt i bie e keqja”. Pasi biseduan për rreth gjysëm ore, psikologia e pyeti nëse kishte dëshirë që ta vinte ta takonte përsëri të nesërmen dhe përgjigjja e saj qe e përzemërt. Ajo ditë kaloi si pa u kuptuar dhe erdhi e nesërmja. Pas vizitave të familjarëve tanë, aty rreth orës 11, erdhi edhe psikologia, që na përshëndeti dhe iu drejtua shoqes së dhomës. Ajo i kërkoi që të ulej pranë saj. Po i vështroja dhe mendova: “Çfarë do t’i thotë sot? Ndoshta do ankohet përsëri për pamundësitë e saj ekonomike”, por u zhgënjeva dhe gjithashtu, u trondita në shpirt. Ajo i tha si fillim…
“A mund të hap shpirtin, se vuaj shumë psikologjikisht?”. Pasi psikologia i tha “po”, ajo filloi të rrëfente: “Unë jam martuar në moshë të vogël dhe kam dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Vajza është 16 vjeçe dhe nuk shkon në shkollë sepse burri im nuk e lë të shkojë dhe ka vendosur ta martojë, ndërsa djali punon. Fëmijët e mi janë fëmijë të mbarë që më dëgjojnë dhe më përkrahin, por e keqja ime buron nga një anë tjetër, nga ai që është bashkudhëtari i jetës sime, nga im shoq. Burri im pi, nuk punon, thotë gjithmonë që nuk ka punë dhe ulet në lokal, pi e vjen në shtëpi në gjendje të keqe. Ç’është më e rënda, nuk mbaron me kaq, por bën edhe sherr dhe fillon më rreh mua e fëmijët”. Kur ajo rrëfente, mua m’u rrënqeth mishi… “O Zot, thashë, nuk mjafton që pi, por edhe i rreh!”. Ajo vazhdonte të tregonte për sherret e shpeshta me grushta dhe shenjat në fytyrë, që nuk do t’i zhdukeshin kurrë. I tregonte për netët kur endej rrugëve nga frika se mos rrihej kot nga ai burrë i dhunshëm, i paaftë për t’i bërë ballë jetës, që dendej në raki me lekët e kempit që përfitonte ajo, me ato lekë që duheshin për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të jetës së përditshme dhe ilaçeve për t’u kuruar.
Ajo tregonte e qante dhe mua tinëz më rrëshqiti një lot. Si të mos qaje nga gjithë ai mjerim, sidomos kur ke edhe vajza vetë?! Psikologia e pyeti nëse e kishte denoncuar dhe ajo i tha “po”, por asgjë nuk kishte ndryshuar dhe gjërat kishin shkuar më keq. Madje ajo tregonte se kishte raste kur shkonte te lokali i lagjes dhe i lutej pronarit të mos i jepte të pinte pa lek, apo kur u thoshte dyqanxhinjve të mos i jepnin para borxh.
Kur e dëgjoje, jo vetëm që mbesje pa fjalë, por nuk arrije as të mendoje se mendimet përhumbeshin nga gjithë ajo fatkeqësi. Më e keqja e gjithë kësaj situate, ishte se ajo e pranonte në njëfarë mënyre atë gjendje, sepse e shprehte se nuk dëshironte të ndahej nga ai burrë pijanec dhe i dhunshëm që rronte në kurrizin e tyre. Ajo kërkonte këshilla se si duhet të vepronte në ato situatë kur i shoqi vinte në atë gjendje dhe pjesën më të madhe të kohës ishte ashtu, në mënyrë që të evitonte të rrahurat. Të kërkoje këshillë si të hidheshe në det pa ditur not dhe të mos mbyteshe. A mund të ndodhnin të dyja njëkohësisht? Megjithatë, psikologia i dha këshillat e veta dhe ajo e lehtësoi shpirtin e vet pa i interesuar se kush ishte aty dhe u ndje më mirë, por mua kur dëgjova të gjithë atë rrëfim, m’u mblodh një lëmsh në shpirt. Mu duk sikur bota ndaloi dhe mendova: “O Zot, sa tmerrshme për një femër të durojë dhe ta pranojë gjithë këtë! A është e drejtë, a duhet që femër të dhunohet kështu para fëmijëve të vet?”.
Sigurisht që nuk do ta pranoja këtë, sigurisht që u them edhe vajzave të mia të mos e pranojnë kurrë këtë situatë në jetën e tyre, por kam kaq frikë për to dhe për të ardhmen e tyre. Kushedi ç’fat do t’u bjerë për pjesë, kushedi me ç’njeri do ta lidhin jetën… O Zot, ruaji nga njerëz të tillë!

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 2015 

Next Post

Test: E dini çfarë gabimesh bëni në shtrat?

Advertisement