Dashi
Kjo do të jetë një javë e mirë në planin profesional. Rezultatet tuaja janë shumë pozitive dhe të gjithë ju bëjnë komplimente në lidhje me qëndrimin tuaj, reagimin, buzëqeshjen, etj. Kjo forcon motivimin tuaj për t’u përmirësuar. Ndërsa në dashuri, situata nuk është shumë e mirë; ose ju bezdis një ish, ose partneri/ja juaj aktual/e është mbytur në punë dhe nuk ka kohë për ju. Kjo ju mërzit me të vërtetë, megjithëse ju përpiqeni ta kuptoni.
Demi
Ju përpiqeni të dialogoni në punë, për të treguar se keni pothuajse gjithmonë të drejtë. Keni dëshirë të dilni me shoqërinë, të zbaviteni, për të larguar nga vetja zymtësinë e këtyre ditëve të dimrit. Edhe nëse partneri/ja nuk do të vijë me ju, e lini në shtëpi. Ky ndryshim qëndrimi, do të vihet re nga të gjithë. Vazhdoni kështu, sepse kjo ju relakson dhe ju sjell humorin e mirë.
Binjakët
Dashuria juaj është në rrugë të mbarë. Ju kaloni nga gjendja me humor, në atë serioze, nga butësia në prapësi, nga e lehta, në të thellë. Ju i hapni portat e zemrës suaj, siç nuk e keni bërë kurrë në parë. Kështu, rrezikoni në planin emocional, por Dielli dhe Mërkuri janë në anën tuaj, për t’ju inkurajuar. Do t’i gjendeni pranë një shoku/shoqeje që ka nevojë për ju. Qëndrueshmëria në miqësi është një tipar karakteristik i Binjakëve!
Gaforrja
Ju shpenzoni shumë para për blerje që nuk janë shumë të nevojshme. Jupiteri ju shtyn të konsumoni dhe ju nuk u rezistoni dot impulseve tuaja. Gjithashtu, bëni përpjekje të hani në mënyrë të shëndetshme, por nuk ia dilni gjithmonë mbanë! Edhe në këtë drejtim, tundimet janë të forta: Një shok apo shoqe që ha para jush fast food apo ëmbëlsira, ju tundon. Në dashuri, libidoja juaj është në ulje dhe kjo nuk i pëlqen shumë partnerit/es suaj.
Luani
Ju jeni me humor të mirë. Çfarëdo që ndodh në jetën tuaj, nuk e prish humorin tuaj të mirë. Ju besoni te shansi juaj dhe keni të drejtë; ngjarjet do të tregojnë se keni shans. Plutoni sjell transformime të rëndësishme në mjedisin tuaj profesional. Sigurisht, kjo nuk ju përket vetëm juve, por të gjithë atyre që punojnë me ju. Nëse jeni vetëm, do të arrini të joshni plot persona të seksit të kundërt… ose jo.
Virgjëresha
Një situatë familjare e ndërlikuar do t’ju detyrojë të bëni rolin e psikologut. Kjo mund të ndodhë në familjen tuaj, ose me një person shumë të afërt me ju. Ju do të dini ta analizoni si duhet situatën dhe të nxirrni përfundimet e duhura. Në dashuri, do ta shkundni partnerin/en, pasi nuk ju pëlqen që ai/ajo mjaftohet me një qëndrim që nuk i lejon të bëjë përpara. Në punë, jepni maksimumin, por bëni atë që duhet të bëni, pa u ngarkuar me punën e të tjerëve.
Peshorja
Do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje këtë javë. Ju doni të bëni gjithçka dhe e ngarkoni veten me aktivitete jo edhe aq të pajtueshme me njëra-tjetrën: Nga njëra anë doni të shkoni në palestër, nga tjetra, të darkoni me shoqërinë! Të bëni një stazh apo të rrini të qetë, të kërkoni një rritje në detyrë, apo të prisni që kjo të vijë vetë. Nëse jeni beqarë, do të bëni një takim që ju turbullon, sepse nuk e kuptoni ndryshimin e tjetrit në sjellje. Tërhiquni dhe mos hyni në lojën e tij/saj.
Akrepi
Do të keni një grindje të vogël me njërin nga prindërit, do t’i thoni se çfarë nuk shkon në marrëdhënien e tij/saj me ju dhe çfarë prisni prej tij në të ardhmen. Mesazhi juaj do të jetë aq i qartë, sa ai/ajo do të jetë i/e detyruar t’ju dëgjojë. Edhe në dashuri, do të thoni çfarë mendoni. Nëse jeni vetëm, mund të bëni një takim të çuditshëm, pas të cilit nuk do të dini ç‘vendim të merrni. Në këtë moment, e ndjeni veten shumë joshës/e.
Shigjetari
Këtë javë keni dëshirë të qëndroni në shtëpi, gjë e pazakontë kjo për ju. Do të rrini ngjitur me kompjuterin. Për fat të mirë, në fund të javës, do të zgjoheni krejtësisht. Edhe partneri/ja do t’ju shtyjë të lëvizni, ndërkohë që zakonisht, jeni ju që e merrni nismën. Mbase keni nevojë për kalçium dhe magnez për t’u ndjerë më në formë. Është diçka fizike, sepse nga ana psikologjike, jeni mjaft mirë.
Bricjapi
Ju i bëni vetes shumë pyetje. Plutoni ju shtyn të pyesni veten vazhdimisht për arsyet tuaja të brendshme. Megjithatë, mos abuzoni, jini spontanë dhe plotësojini dëshirat tuaja, sepse ato vetëm se ju bëjnë të lumtur. Kujdes me shpenzimet, tregohuni të arsyeshëm dhe mos harxhoni shumë, sidomos për shtëpinë. Kujdes në rrugë; Marsi shton rrezikun e aksidenteve. Edhe duke parkuar, mund ta dëmtoni parakolpin.
Ujori
Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj ju japin ide brilante në punë. Ju do të mendoni të punoni për veten, të bëni diçka të re, pasi krijimtaria juaj është në kulmin e saj këtë javë. Ju pëlqen të punoni në ekip, kjo ju stimulon. Nëse jeni vetëm, ju ka gjetur belaja me shokun/shoqen e ngushtë, të cilët duan t’ju gjejnë një të dashur me çdo kusht. Hidhuni një sy mundësive që ju ofron, por mos lini mënjanë edhe njohjet tuaja.
Peshqit
Marsi, Afërdita dhe Neptuni në shenjën tuaj ju japin një shtysë të madhe në sferën e dashurisë. Nëse jeni vetëm, do t’i kushtoni shumë vëmendje pamjes së jashtme dhe do të keni mundësi të mira takimi. Nëse jeni në çift, do të ndjeheni shumë të lidhur me tjetrin dhe do ta kuptoni me një vështrim. Profesionalisht, do të jenë një javë konfuze, për shkak të një serie ngjarjesh të minutës së fundit që do t’ju ngatërrojnë ditën e punës. Do t’ju duhet t’u përshtateni këtyre ndryshimeve dhe kjo ju vonon në kryerjen e punëve të përditshme.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)