Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi, 16 shkurt-22 shkurt

Dashi

Këtë javë do të jeni pak të irrituar dhe të acaruar. Duket se asgjë nuk shkon ashtu siç doni ju. Partneri/ja juaj është i/e mbytur në punë dhe nuk e ka mendjen te ju, shefi pret të mbaroni disa punë urgjente, ndërsa ju nuk keni ende gjë në vijë, sepse keni gjëra që nuk i kuptoni. Prindërit, gjithashtu, ju bëjnë pyetje apo ju nxisin për gjëra të cilave nuk ua keni fort qejfin në këtë moment. Për fat të mirë, në fundjavë do të çlodheni në shtëpi, ose duke dalë me shoqërinë.

Demi
Këtë javë do të keni dëshirë që dikush të kujdeset për ju; prindërit, partneri/ja, apo ndonjë shok/shoqe. Në shkëmbim, ju do të tregoheni i/e sjellshëm me ta. Nëse jeni beqarë, kjo tendencë do të jetë edhe më e fortë. Nëse jeni në çift, do ta lini tjetrin të kalojë kohë edhe me shoqërinë. Në fakt, kjo ju bën mirë edhe juve, sepse do të dilni me shoqërinë tuaj. Në punë jeni të shkëlqyer, do t’u gjeni zgjidhje gjithë problemeve që ju pengojnë të bëni përpara. Do të jeni në kontakt me një grup të ri, me të cilin do të bëni shkëmbime interesante.

Advertisement

Binjakët
Parashikohet një fundjavë e këndshme, të cilën mund ta kaloni edhe jashtë qytetit, nëse dëshironi. Do të jetë një javë romantike, mbase si pasojë e Shën Valentinit që ka forcuar më shumë ndjenjat tuaja. Ata që janë beqarë, nuk do të ndjehen më aq të vetmuar… Në punë, do të keni më shumë dëshirë për të diskutuar, sesa për të punuar seriozisht, por s’ka problem, sepse kjo kompensohet me gjithë javët e kaluara, kur keni qenë kaq të disiplinuar. Kolegët ju duan dhe në punë, gjithçka shkon mirë. Nëse jeni në çift, dialogu do të jetë i hapur dhe i sinqertë.

Gaforrja
Jeni shumë të përqendruar në punë. Saturni ju inkurajon ta merrni gjithçka seriozisht, me organizim dhe disiplinë. Ju mendoni për karrierën, jo për gjërat e vogla dhe eksploroni të gjitha mundësitë, për të parë mos ka ndonjë ofertë më të mirë për ju. Për këtë, do të ishit gati edhe të niseshit larg, ndonëse Gaforret janë shumë të lidhura me shtëpinë e tyre. Në dashuri, mund të keni ndonjë zënkë të vogël, për shkak se tjetri/a nuk hapet sa duhet me ju. Mund të ketë arsyet e veta; duroni edhe pak.

Luani
Jupiteri ju bën me humor të mirë, edhe kur ndodh ndonjë pengesë e papritur dhe e paparashikuar në rrugën tuaj. Ju i trajtoni këto si detaje që do të rregullohen vetë, me një përpjekje të vogël nga ana juaj, po jo kush e di se çfarë. Në dashuri do të ndjeheni afër njëri-tjetrit, humori juaj i mirë ju lejon të qeshni dhe të bëni shaka me tjetrin/ën. Ju shpenzoni shumë, por e dini dhe nuk keni dëshirë ta privoni veten në këtë moment.

Virgjëresha
Saturni është ende në shenjën tuaj dhe ju shtyn të luani rolin e Kasandrës, asaj që i parashikon katastrofat para se të vijnë, por askush nuk ju dëgjon. Kështu, ju do të heshtni në rast se do të kërkojnë mendimin tuaj. Në dashuri, mund të keni një moment hezitimi apo reflektimi, për të parë se ku jeni dhe ku e shihni veten në të ardhmen. Nëse nuk shihni një të ardhme me atë që keni përkrah, atëherë nuk do ta lodhni shumë veten për këtë lidhje… Në familje, gjithashtu, jeni pak të largët, nuk doni t’ju “mësojnë” se ç’duhet të bëni me jetën tuaj.

Peshorja
Të hënën dhe të martën do të jeni shumë të ndjeshëm dhe do të reagoni ndaj gjithçkaje që do t’ju thonë. Është normale, por do të kalojë. Që të mërkurën, do të riktheheni në humorin tuaj normal, domethënë, me ulje-ngritje, pasi në dimër jeni paksa kështu. Në punë jeni të hutuar, bëni shumë punë njëherësh dhe nuk arrini të përqendroheni te gjërat më të rëndësishme. Kërkoni ndihmë, mos e lini krenarinë tuaj të vendosë në vendin tuaj. Ju nuk jeni Supermen, apo Supergrua.

Akrepi
Ju jeni të përqendruar në jetën tuaj dashurore, bëni gjithçka për të rënë në sy, për të qenë seksi, misteriozë… Kjo gjë nuk do të kalojë pa u vënë re, sidomos për beqarët, që mund të bëjnë ndonjë takim interesant. Në punë, ju merreni me projekte të vështira, të cilat kërkojnë shumë punë për t’ia dalë mbanë, por ju do ta bëni me sukses. Megjithatë, mos prisni t’ju kuptojnë kur ktheheni në shtëpi, sepse të gjithë presin diçka prej jush. Evitoni zënkat e kota.

Shigjetari
Ju do të merreni shumë me shtëpinë këtë javë, do të rregulloni, hidhni gjëra që nuk ju duhen, ndryshoni sistem, etj. Gjithçka duhet të jetë në rregull dhe të shkëlqejë… Jeni më pak nervozë se zakonisht, Saturni ju qetëson dhe ju shtyn më shumë të reflektoni, sesa të vraponi andej-këtej. Ju do të mendoni për të ardhmen afatgjatë dhe se çfarë doni të bëni me jetën tuaj. Në punë, gjithçka shkon mirë; të gjithë ju mbështesin.

Bricjapi
Jeni në pritje të një ndryshimi në planin profesional, por ky vonon të vijë. Mërkuri negativ ju pengon dhe krijon vonesa përsa i përket postës dhe kontratave. Bëni durim edhe disa ditë dhe gjithçka do të kthehet në normalitet. Plutoni ju fut në ankth, por mos ua vini veshin dyshimeve që ju pushtojnë. Bëni diçka që të jeni i zënë me punë dhe të mos rrini gjithmonë duke menduar. Mund të dilni edhe me shoqërinë dhe të dëgjoni këshillat e saj të çmuara.

Ujori
Dielli dhe Mërkuri janë aleatët tuaj profesionalë, jeni në formë e me humor të mirë dhe kjo pasqyrohet edhe në marrëdhëniet me të tjerët, si në sferën personale, ashtu edhe në punë, me shefat dhe kolegët. Ju përfitoni prej kësaj për t’u kërkuar atyre atë që doni: Një ngritje në karrierë, një shpresë për një vend më të mirë pune. Edhe një premtim i tyre në perspektivë, mjafton që të ndjeheni të kënaqur. Në dashuri, gjërat janë rutinë, por mos i zini besë ujit që fle…

Peshqit
Neptuni, Afërdita dhe Marsi janë në shenjën tuaj, ju jeni në formë të plotë, punoni me gjithë forcat tuaja dhe më pas, shkoni edhe në palestër. Gjithashtu, jeni gjithmonë gati të dilni me shoqërinë. Në dashuri, pasioni është në maksimum, ndjenjat dhe seksi janë të harmonizuara mirë. Nëse jeni beqar/e, do të bini pre e shikimit të dikujt shumë seksi dhe sensual. Në punë, Jupiteri ju sjell lehtësira, ju pëlqen të arrini rezultate, pa u lodhur shumë. Kjo nuk ndodh shpesh, prandaj shijojeni.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SPARTAK NGJELA: PSE KEMI ARDHUR DERI NE KETE GJENDJE?

Next Post

Si ta trajtoj kolitin?

Advertisement