Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Heidi Lushtaku: Aventura ime te Dancing…

Heidi (9)Heidi (7)Elegante! Po si mund të jetë ndryshe një modele? Veshur me një fustan të zi të shkurtër, me jakë të bardhë, zbret Heidi nga dhoma e hotelit ku qëndron gjatë kohës që do të jetë në Tiranë për Dancing VVith the Stars. E qeshur, e qetë dhe mjaft miqësore. Tani, rrallë e më rrallë njerëzit të përqafojnë në takimin e parë, por Heidi është një prej tyre. Të kujton Hajdin e maleve të Zvicrës edhe me emrin, por edhe me buzëqeshjen fëminore. Heidi është një modele, tashmë e njohur ndërkombëtarisht. Ajo është nënshtetase zviceriane, por asnjëherë nuk harronë të thotë se “jam nga Kosova”. Bukuroshja që njeh 5 gjuhë dhe punon për një shoqatë zviceriane në ndihmë të fëmijëve në nevojë, ka kaq shumë gjëra për të thënë…

 

Enkeleda Kurcani: – Heidi, ta nisim që nga emri yt: Hajdi apo Hejdi?

Advertisement

Heidi Lushtaku: – Emri im shkruhet Heidi. Në Zvicër ma shqiptojnë Hajdi, ndërsa në shqip, shkruhet Heidi dhe lexohet Hejdi.

– Hiret e tua prej modeleje duken çdo të hënë në Vizion Plus, me vallëzimet e tua në Dancing VVith the Stars. Si u bëre pjesë e spektaklit?

– Ka rreth një muaj e gjysmë që kam pas kontakt me DUS për këtë edicion, po për shkak të angazhimeve të mia, edhe pse e doja shumë këtë spektakël, nuk mundesha të isha pjesë. Isha dakord, por jo 100% e sigurtë se mund të vija. Unë jam ambasadore e një shoqate në Zvicër, e cila u vjen në ndihmë fëmijëve në nevojë dhe isha në Tunizi, për të vizituar disa fëmijë jetimë e nuk mund të isha e pranishme në Shqipëri. Më vonë, duke qenë se dy nga personazhet VIP të spektaklit u larguan, kontaktova sërish me stafin e Dancing, pasi preokupimet e mia me shoqatën patën mbaruar. Dhe, ja ku jam!

– Ishte pengesë për ty kjo, pasi do të thotë se nuk ke pasur kohën e mjaftueshme për t`u përgatitur?

– Po, kam pas shumë pak kohë, vetëm dy orë për të bërë koreografinë e parë dhe kisha pak frikë në fillim, por unë nuk i besoj rastësisë, mendoj se çdo gjë ndodh me një qëllim. Pra, unë duhet të isha pjesë e spektaklit dhe kisha shumë dëshirë. Edhe pse nuk ndodhin ndryshime të momentit të fundit në produksione televizive, ja që ndodhi dhe unë jam e lumtur që jam këtu.

– Aty je për t’u zbavitur apo e do edhe fitoren?

– E du fitoren dhe shpresoj se do ta fitoj. Por, dua ta shijoj këtë spektakël, të mësoj kërcimin. Nuk më pëlqen konkurrenca e fortë, nuk dua të futem në konkurrencë apo t`i marr të tjerët për rivalë. Nuk dua.

– Ndjen rivalitet?

– Ndoshta unë jam për dikë, por unë nuk kam askënd. I konsideroj kolegë, e respektoj si garë, kënaqem dhe bëj maksimumin. Do të provoj që çdo të hënë të jem sa më mirë.

– Ke pasur marrëdhënie të mira me kërcimin, më parë?

– Unë kërcej dhe kërcimi më pëlqen shumë, por në mënyrë profesioniste nuk kam kërcyer kurrë.

– Zakonisht, në dush, këndon apo kërcen?

– (Qesh) Këndoj.

– Si ka rezultuar pjesëmarrja në Dancing. Mendon se vërtetove që di, apo që nuk di të kërcesh?

– Ritmin e kam, kjo është një gjë shumë e rëndësishme në vallëzim, posturën e kam gjithashtu, kurse teknika është një gjë që edhe profesionistët e çojnë në përmirësim. Teknika është pak e vështirë për mua, është një gjë e re.

– Pasarelat besoj të kanë ndihmuar, sa u përket emocioneve…

– Në të vërtetë, edhe pse e njoh skenën shumë mirë, është një emocion shumë i ri për mua, sikur nuk kam qenë kurrë në skenë. Nuk e di nëse kjo më ndodh se është aty juria, por më duket sikur humbem për pak sekonda. Edhe në pasarela jam e emocionuar, por jo si në Dancing. Mendoj se kjo më ndodh sepse, realisht, ajo nuk është puna ime, pra, nuk jam e sigurtë në vetvete.

– Ke ndonjë kërcim të preferuar?

– Samba më pëlqen shumë. Deri më tani kam provuar rumba, xhajv dhe në natën e populloreve, shaminë e beqarit. Të hënën, kam slou fox.

– Po me partnerin tënd, balerinin profesionist, e keni gjetur gjuhën, apo jo?

– Balerini im, Edi, është italian, nga Roma. Unë flas 5 gjuhë: shqip, frëngjisht, italisht, anglisht dhe gjermanisht… Me të, flas italisht. Nuk kam probleme, ndihem shumë mirë me të.

– Në përgjithësi, je një nxënëse e mirë, që i dëgjon dhe i zbaton këshillat?

– Po, i pranoj. Nuk e di nëse është një gjë e keqe, por jam shumë kërkuese ndaj vetes. Edhe në ato raste kur Edi më thotë se e bëra mirë, unë kërkoj më shumë.

– Çfarë bën në Tiranë, kur nuk je në prova?

– Punoj shumë në kompjuter. Më duhet të nis e-maile për shoqatën dhe për punën time si modele. Tashmë, me shoqatën është një punë e re, investoj shumë kohë, më duhet të ndihmoj duke tërhequr investitorë. Punojmë edhe në terren, shkojmë për të parë fëmijët… Pas disa muajsh duhet të shkojmë edhe në Afganistan. Ah, se u ndalëm te puna ime më shumë! Veç kësaj, gjatë kohës që nuk kam prova, dal, e shfrytëzoj kohën. Bëj pak sport, pak fitness, takime me gazetarë, të cilët vijnë për intervista e kështu, kalojnë ditët.

– Do të jesh gjatë gjithë kohës në Shqipëri derisa të mbarojë Dancing, apo shkëputesh?

– Do të kthehem në Zvicër për Vitin e Ri, por kohën tjetër, sigurisht që jam në Shqipëri. Nuk mundesh me u shkëput nga provat.

– Ke qenë në Tiranë më parë?

– Në Tiranë kam qenë vetëm për intervista, por në qytet nuk kisha shëtitur, pasi kam qenë vetëm në studio e ftuar dhe direkt kam ik në Kosovë.

– Fatma të ka akuzuar që ti merr më shumë pikë për faktin se je vajzë e bukur. Çfarë komenti ke ti për këtë?

– Profesioni i Fatmës është me gjet gjëra negative. Kjo domethënë se ato fjalë nuk i marr për vete, nuk më pengojnë aspak. Të hënën ka thënë diçka që koreografitë e mia janë për të nxjerrë në pah elegancën time dhe aty iu përgjigja se nuk është e vërtetë, se xhajvi nuk është për të vënë në dukje elegancën, nuk është kërcim elegant, por energjik dhe i shpejtë. Unë nuk jam këtu për me qenë e bukur, edhe pse jam. Juria janë profesionistë, ata nuk gjykojnë fizikun, por vallëzimin tim. Normal, kur e kqyrin një vajzë të bukur, edhe pse nuk kërcen mirë, është një gjë e bukur për t`u pa, por në momentin kur duhet të japin pikët, ata e harrojnë fizikun. Edhe unë kur kërcej, e harroj fizikun tim, se e di që këtu nuk jam në një konkurs bukurie.

– Ke veshur marka të ndryshme gjatë viteve. Si të janë dukur stilimet e Ardi Asllanit?

– Shumë mirë. Ai është një kreator shumë i mirë, sepse menjëherë ta bën veshjen. Të vlerëson me një shikim dhe e di se çfarë duhet për ty.

– Cilin nga starët do të vlerësoje më shumë në Dancing?

– Evi Reçin, atë e kam shumë shoqe! E kam njohur këtu dhe është shoqja ime në Dancing.

– Ke marrë pjesë edhe në një spektakël tjetër, por ky ka qenë bukurie: Miss Zvicra 2013, ku ti u rendite e gjashta. E kënaqur me renditjen?

– Po, shumë e kënaqur, sepse unë jam me origjinë nga Kosova dhe, sikur vetëm finaliste të jesh në një konkurs zvicerian, është shumë e vështirë. Në Zvicër ka shumë emigrantë dhe nuk është një gjë e lehtë që të depërtosh në një vend të huaj, pra, kjo imja është arritje. Unë e kam treguar gjithmonë prejardhjen time nga Kosova, nga Mitrovica, është shumë e rëndësishme për mua kjo gjë. Ne kemi një imazh shumë të keq jashtë dhe dua t`u tregoj që nuk është e vërtetë. Ka shumë shqiptarë që janë integruar shumë mirë atje. E kam dit se ka qenë një pikë e dobët po të tregoja, por tregova. Gjithsesi, shumë persona kanë besu se do të fitoja. Media ka folur shumë për këtë fakt, si një shqiptare që merr pjesë në Miss Zvicra.

– Disa gazeta zviceriane kanë shkruar për ty dhe faktin që je pjesë e Dancing?

– Po, kanë shkruar disa gazeta në Zvicër për mua e Dancing dhe më ka ardh mirë se ata kanë qenë shumë krenarë. Në gazetë, kanë thënë “një zviceriane kërcen në Dancing në Shqipëri”. Më ka ardh mirë, se në Zvicër unë jam e famshme, por kënaqem se ata janë krenarë që unë e bëj këtë në Shqipëri.

– Pra, Heidi jeton në Zvicër… Tamam si Hajdi në film? Kush ta ka vënë emrin?

– Babi ma ka vënë. Po, tamam si Hajdi te filmi. Dhe a di çka?! Unë në Zvicër jetoj në një fshat malor, afër meje ka lopë. Komshiet më duan shumë dhe më thonë: “Kur të shohim, e ndjejmë veten 20 vite më të reja”, se u kujtohet filmi “Hajdi”, pasi ai është film goxha i hershëm. Është shumë sentimentale ajo historia. Ka shumë ngjashmëri mes meje dhe Hajdit, por babagjysh nuk kam, nuk e kam njohur; as Peter nuk kam. (Qesh) Jam beqare për momentin, ndoshta kam me gjet ndonjë fat këtu në Tiranë, mund të gjej një Peter këtu. Nuk i dihet kurrë. (Qesh) I kam shtatë motra dhe një vëlla, unë jam më e vogla, jam princesha në shtëpi dhe nuk du me ndërru vend. Jam shumë mirë. Jam Heidi e gjeneratës së tretë.

– Më dukesh ndryshe nga ç`je në ekran, Heidi, më e ëmbël… më e qetë…

– Tutna prej gjuhës shqipe, bllokohem dhe nuk flas shumë kur jam drejtpërdrejt nga Dancing… Prandaj nuk jam unë…

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jastëkët që të shpëtojnë nga dhimbjet dhe që mund t’i bësh vetë

Next Post

Esmée Denters: Nuk e dija ku binte Shqipëria....!

Advertisement