Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fërgesë me karkaleca

Përbërësit për një tavë të vogël:
Karkaleca të qëruara, gati 600 gramë
5-6 domate të pjekura, të qëruara
2 qepë të njoma ose një qepë e thatë, e vogël
2 speca, kripë, piper, majdanoz
hudhra 3-4 thelpinj
1 gotë verë e bardhë
1 lugë miell
1 luge kafeje piper i kuq dhe pak djegës nëse ju pëlqen
100 gramë-150 gramë djathe i bardhë
200 gramë gjizë
vaj ulliri 100 mililitra

Përgatitja:
Kavërdis në tigan qepën lehtë në vajin e ullirit dhe shton edhe specat aty. I kavërdis edhe specat pak fare, pasi këto do të piqen përsëri në furrë, shton një lugë miell, pastaj edhe domatet dhe verën. I lë ca sa të trashet pak lëngu dhe hedh edhe karkalecat. Pastaj, me radhë, thelpinjtë e hudhrës, kripën, piperin, gjizën, majdanozin dhe djathin e thërmuar. I transferon në tavë balte dhe i lë në furrën e nxehtë 250 gradë rreth 15 minuta, sa të marin një faqe dhe të zënë një kore të lehtë. Kësaj fërgese mund t’i shtoni pak miell, nëse gjiza është e ujshme. Nëse ju pëlqen, mund t’i vini edhe gjethe dafine dhe pak rigon ose dhjozëm. Erëzat, sipas dëshirës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam shumë e dobët. Si të shtoj në peshë?

Next Post

Lorik Cana: Do të bëhem baba

Advertisement