Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Emre Aslan: Jam gjys shqiptar!
Abela Lami: Mbetem partizane e Amosit Shokët mbahen gjithnjë përdore…
Europa mund të dërgojë njerëz në anën e errët të Hënës

Abela Lami: Mbetem partizane e Amosit Shokët mbahen gjithnjë përdore…

Adela Lami është partnerja e Amosit… Që të kuptohemi, partnerja në vallëzim. Shumë njerëz janë keqkuptuar në lidhje me marrëdhënien e çiftit në fjalë, madje, edhe vetë prezantuesit e spektkalit herë pas here i ngacmojnë me pyetje. Ndaj edhe ne vendosëm ta pyesnim vetë Adelën, por edhe të mësonim më shumë për atë vetë. Do të na jepni të drejtë, kur të shikoni se profili i saj është shumë interesant…

Enkeleda Kurcani: – Adela, kjo është për ty, hera e parë në “Dancing vvith the Stars”…
Adela Lami: – Po, është pjesëmarrja ime e parë në këtë format, pasi ka pak kohë që jam kthyer nga Amerika. Ftesën ma bënë dy miqtë e mi, Enada dhe Gerd Vaso.
– Tashmë, prej muajsh, kalon orë të tëra në palestër me Amosin. Si ndihesh?
– Palestra është një nga vendet ku preferoj të kaloj një pjesë të konsiderueshme të ditës sime. Ndihem në vendin e duhur.
– A është Amosi një nxënës i mirë?
– Nxënës i notës dhjetë, me pak hatër… (Qesh)
– Çfarë e karakterizon më shumë atë në prova, serioziteti, humori apo këmbëngulja?
– Të trija cilësitë e lartpërmendura, por ajo që bie më shumë në sy është këmbëngulja e tij.
– Të themi të vërtetën, Amosi duket si një nga pretendentët për fitoren e spektaklit. E beson këtë gjë?
– Duke e parë nga dy këndvështrime, qoftë ai i një publiku të thjeshtë, qoftë ai i një profesionisteje, nuk ka asnjë arsye pse ai të mos jetë fitues i këtij spektakli.
– Me syrin e profesionistes, veç Amosit, kush nga VIP-at spikat tjetër në kërcim?
– Mbetem partizane e Amosit.
– Sa i përket koreografive, i zgjedh ti, apo konsultoheni me Simonen?
– Mua më duhet të ekzekutoj koreografinë që më jep Simone, por ai më lë gjithmonë hapësira, në rastet kur unë e shoh të nevojshme një ndërrim lëvizjeje.
– Herë pas here ju kanë ngacmuar me batuta për një histori dashurie mes jush. Çfarë po ndodh me ju të dy?
– Mes nesh është krijuar një miqësi tepër e konsoliduar, e cila do të zgjasë edhe pas përfundimit të “Dancing vvith the Stars”.
– A mbahen shokët gjithnjë përdore?
– Po pse jo?! Sidomos kur përjetojnë emocione të njëjta si ato të Dance Off, ose pritjet e opinioneve ndaj kërcimit. Ne nuk ecim përdore në rrugë, ta dish këtë!
– Po Fatma dhe Aulona, si e kanë komentuar situatën në fjalë? Ju kanë ngacmuar shumë?
– Fatma dhe Aulona kanë qenë gjithmonë shume pozitive ndaj çiftit tonë. Pyetjet nuk kanë munguar, por pa u bërë shqetësuese.
– Realiteti ka treguar që partnerët në balet, janë bërë edhe partnerë në jetë. Nëse dy njerëz pëlqehen, a është kërcimi një shtysë për ta çuar pëlqimin në një nivel më të lartë?
– Për mua, ky është një stereotip më shumë sesa një realitet. Kërcimi krijon mjaft intimitet mes partnerëve, por në raste shumë të rralla kjo kthehet në dashuri, ndryshe mbetet thjesht profesion.
– Cili është kërcimi ku ti e sheh më mirë Amosin?
– Amosi po përshtatet çdo ditë e më shumë me zhanret e ndryshme të kërcimit. Kjo, pasi për fatin e tij të mirë, karakterizohet nga disa kritere që do ta bënin atë një kërcimtar të mirë.
– Po kërcimi yt i preferuar cili është?
– Dance Fusion ishte një ndërthurje e dy kërcimeve të mia të preferuara, rumba dhe tango.
– Cili nga kërcimet ka qenë më i vështiri për t`u realizuar?
– Kërcimet qëndrojnë pothuajse në të njëjtën shkallë vështirësie, por do të veçoja kërcimin e natës së parë, pasi ne të dy ende nuk ishim ambientuar me njëri-tjetrin dhe Amosi po eksperimentonte në një fushë krejt të re.
– Po të mos ishte Amosi, cilin nga VIP-at e tjerë do të kishe zgjedhur për partner? Cili të ka pëlqyer më shumë?
– Në javën surprizë të ndërrimit të partnerëve, mua m`u caktua Ermali. Edhe nëse do të më duhej ta zgjidhja vetë, të njëjtën zgjedhje do të kisha bërë.
– Me çfarë janë të mbushura ditët e tua?
– Përpiqem ta ndaj kohën time në mënyrë pothuajse të barabartë mes baletit dhe sallave të leksioneve.
– Dilni me kolegët dhe VIP-at e Dancing edhe për qejfin tuaj, jashtë punës?
– Gjejmë gjithmonë kohën e lirë për t`u argëtuar me njëri-tjetrin, për të pirë një gotë verë dhe, pse jo, për të kërcyer bashkë jashtë sallës së Dancingut.
– Nga fotot në Facebook dukesh mjaft trendi. Je e fiksuar pas veshjeve të bukura?
– Unë jam e varur pas shopingut! Edhe në periudhat më të zëna të jetës sime, përpiqem të gjej një fundjavë të lirë për të udhëtuar jashtë Shqipërisë e për të blerë në dyqanet e mia të preferuara. Nëse kjo është e pamundur, atëhere rroftë shoppingu online!
– Cila është blerja më e fundit që ke bërë?
– Një fund i bardhë i gjatë deri në kyçin e këmbës, i dizenjuar me lule shumëngjyrëshe.
– Kush është Adela Lami, veç asaj që kemi parë në Dancing?
– Kam lindur në Tiranë dhe kam mbaruar studimet e mesme në Shkollën Kombëtare Koreografike. Në moshën 15-vjeçare fitova vendin e parë në zhanrin e baletit në Star Academy 4 dhe një vit më pas, punova si balerinë profesioniste, në po të njëjtin spektakël. Në moshën 17-vjeçare fitova Grand Premio Speciale në një kompeticion ndërkombëtar në Itali, i cili më dha mundësinë e punësimit në një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas kthimit nga SHBA, pata fatin të isha pjesë e premierës “La Stravaganza” të Angelin Preljocaj. Tanimë, jeta ime është e ndarë mes Tiranës dhe Nju Jorkut.
– Po në Amerikë ku po punon?
– Ajkun Ballet Theatre quhet kompania ku unë punoj.
– Po studimet?
– I vazhdoj tek Universiteti i Nju Jorkut këtu në Tiranë, por janë kreditet e transferueshme edhe jashtë. Studioj për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
– Ah, domethënë, do na bësh padjeshka politike?
– Po pooooooo, balerina e parë në politikë! (Qesh)
– Në Facebook, nuk e ke të shënuar vitin e lindjes. E ke problem çështjen e moshës?
– Unë jam 21 vjeçe, në hapat e parë të rinisë sime, ç’problem moshe të kem?
– Ku mund ta shohim tjetër Adelën duke kërcyer, përveçse në Dancing?
– Meqenëse jemi në Tiranë, mund të më shihni në TKOB, në të kundërt, ju ftoj në shfaqjet e ndryshme jashtë Shqipërisë, për më tepër në Nju Jork, në shtëpinë time të dytë. Ju siguroj që do të kënaqeni. Menjëherë pas Dancingut, do shkoj për shfaqje në Amerikë.
– Do të doje që kjo eksperiencë të përsëritej edhe në edicionet e tjera të Dancingut?
– Si eksperiencë e parë, ka lënë një shije mjaft të mirë tek unë dhe do ta përsërisja me shumë kënaqësi.
– Buzëqeshja është një tipar që të karakterizon gjatë gjithë kohës në Dancing. E ke këtë tipar edhe në jetën reale?
– Çdo moment që ndjej lumturi, e transmetoj shumë thjesht me buzëqeshjen time, si në skenë, ashtu edhe jashtë saj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Emre Aslan: Jam gjys shqiptar!

Next Post

Europa mund të dërgojë njerëz në anën e errët të Hënës

Advertisement