– Jam E. Isufi, emigrant shqiptar me banim ne Trieste, që nga viti 2001, i datëlindjes 1952. Kam bërë një bypass në zemër dhe nuk jam në gjendje për të punuar. Në Itali, kam gjithsej rreth 3 vite pune. Në Shqipëri kam një vjetërsi pune me sigurime shoqërore gjithsej 27 vite. Dua të di, a përfitoj pension invaliditeti në Itali? Po me vjetërsinë e punës që kam në Shqipëri, a e përfitoj invaliditetin?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, duke ju uruar të shkuara për problemin shëndetësor që keni, përsa më shkruani, sqaroj sa më poshtë: Për përfitimin e pensionit të invaliditetit në Itali, duhet të plotësoni disa kushte, që kanë të bëjnë me humbjen e aftësisë fizike për punë dhe kushte ligjore që kanë të bëjnë me vjetërsinë kontributive. Në këtë kuadër, në Itali, janë këto kushte:
– Pension invaliditeti të plotë përfitojne ata punonjës të siguruar kur rezultojne me paaftësi të përhershme për të kryer ndonjë punë për shkak të nje sëmundjeje apo defekt fizik ose mendor (humbja e mbi 74 % te aftesise per pune );
– Per perfitimin e pensionit te invaliditetit kerkohen:
– Së paku, 260 javë (pesë vjet kontribute dhe sigurimeve) nga të cilat, 156 (tre vitet e kontributit dhe sigurimin) në pesë vitet që i paraprijnë datës se paraqitjes së aplikimit. Pra, duhet të keni gjithsej një vjetërsi kontributive prej 5 vitesh, nga të cilat, 3 vite, para aplikimit për pension. Përsa u përket kërkesave për të përfituar pension invaliditeti në Shqipëri, bazuar në nenin 21 të ligjit nr.104/2014, i cili ndryshon nenin 35, të ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, thuhet: “Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë e moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës, të këtë së paku 12 muaj sigurim shoqeror”. Nisur nga sa më lart, megjithëse nga kriteret mjekësore me diagnozën që paraqisni, jeni në kushte invaliditeti, është edhe kushti ligjor, i cili kërkon që në 5 vitet e fundit, të keni të paktën 12 muaj vjetërsi kontributive. Në rast se nuk i plotësoni këto kushte, atëherë do të prisni të plotësoni moshën e pensionit, të cilën, sipas legjislacionit shqiptar, do ta përfitoni kur të keni mbushur 65 vjeç, në vitin 2017. Ju falënderoj për besimin, Naim Balluku.
Advertisement