Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A janë këto shenja të tiroides së sëmurë?

– Doktor Dashamiri, unë që ju shkruaj, jam Diana, 26 vjeçe dhe kam ca probleme me trupin tim. Jam shpeshherë nervoze dhe më dridhen duart, kam edhe rrahje të shpeshta të zemrës. Veç kësaj, më nis nxehtësia nga këmbët gjer në kokë dhe më pas ndjej plogështi. Dyshoj se mos më është ngritur tensioni, edhe pse përgjithësisht e kam të ulët. A ka mundësi që këto të jenë shenja të një tiroideje të sëmurë? Një herë, kur kam bërë eko të tiroides, më doli pak e zmadhuar, me diametër 20/20/45 milimetra, kurse lobi i majtë me diametër 16/14/40 milimetra. Mjeku më dha ca kokrra atëhere, por s’i mbaj mend, se bëhet fjalë para një viti. Tani ndjej të njëjtat gjëra dhe më vjen të qaj shpesh. Ju lutem, më thoni, çfarë mund të jetë se jam shumë e shqetësuar? Çfarë mjekimi merret në këtë rast?
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonja Diana, ju falënderoj për pyetjen dhe përshkrimin e detajuar të situatës suaj shëndetësore. Mënyra se si referoni shqetësimet tuaja, nuk përkon me çrregullimet tipike që hasen te të sëmurët me sëmundje të gjendrrës tiroide. Megjithatë, nëse do t’i ndanim, mund t’ju thoja se nxehtësia, për shembull, është shenjë e zakonshme klinike në sëmundjen e hipertireozës ose tepricës së jodit. Por nëse do të ekzistonte ky supozim, pra, nëse do ishit e sëmurë me sëmundjen e mësipërme, duhet të kishit njëkohësisht edhe çrregullime të tjera, si për shembull, lëvizshmëri të shtuar, ndjenjën e energjisë maksimale dhe jo plogështi, siç ju referoni. Në një këndvështrim tjetër, mund t’ju sqaroj se të sëmurët që vuajnë nga tiroidet, sidomos nga teprica e jodit, kanë vlera të larta të tensionit arterial dhe jo normal, si në rastin tuaj. I vetmi ekzaminim që ju keni përmendur më lart është ekografia e gjendrrës tiroide, që në përmasat e përshkruara unë do ta kisha konsideruar në volum normal, pavarësisht mjekimit që keni marrë e që me siguri ka qenë mjekim me jod ose hormone të gjendrrës tiroide.
– Ky mjekim ka tentuar të zvogëlojë përmasat e tiroides, por jo të qetësojë shqetësimet tuaja. Asnjëherë zmadhimi i thjeshtë i gjendrrës tiroide nuk jep ankesa të dukshme, të rënda apo kaq shqetësuese sa ju i referoni më lart. Duke plotësuar atë çka ju kam sqaruar deri tani, do t’ju kisha rekomanduar ta vazhdonit mjekimin me jod për zmadhimin e lehtë të gjendrrës tiroide. Në të njëjtën kohë, ju këshilloj të bëni një vizitë me një mjek specialist për çrregullimin e ankthit dhe stresit sepse shumica e shqetësimeve tuaja mendoj se e kanë zanafillën nga çrregullimi i përgjithshëm i ankthit apo te një gjendje relativisht më e rëndë psikologjike, e shoqëruar me ulje të humorit, mërzi, papërqendrim etj. Mendoj se duke e trajtuar arsyetimin analitik mbi ankesat tuaja, jua theksova pikat e përbashkëta dhe të ndarjes mes çrregullimeve tioridiene dhe emocionale. Pres të më shkruani sërish dhe madje të më shkruani pasi të keni zgjidhur këto probleme e të jeni më e qetë në gjithçka. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më dhembin e më fryhen kapakët e syve

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement