Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A dini aq sa duhet për antibiotikët?

1. Antibiotikët trajtojnë infeksionet e shkaktuara nga:
a. Viruset
b. Bakteriet
c. Myku

2. Pastruesit antibakterialë të duarve (në formë xheli, sapuni, etj.) mund t’i bëjnë bakteriet edhe me rezistente ndaj antibiotikëve
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

3. Ilaçet që merrni për aknet, mund të ndikojnë në efikasitetin e antibiotikëve:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Advertisement

4. Ju keni gjithmonë nevojë për antibiotikë, në rastet e:
a. Infeksioneve të fytit me streptokok
b. Infeksioneve të veshit
c. Infeksioneve të sinuseve

5. Është mirë t’i ndalosh antibiotikët sapo fillon të ndjehesh më mirë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

6. Sa njerëz në SHBA sëmuren çdo vit me infeksione veshi, të cilat nuk i shërojnë dot antibiotikët?
a. Të paktën 1.5 milionë
b. Të paktën 2 milionë
c. Të paktën 4 milionë

7. Një nga arsyet se pse antibiotikët nuk kanë efekt te ne, mund të jenë pikërisht… kafshët!
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

8. Shumë pak antibiotikë të rinj janë krijuar në 30 vitet e fundit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

9. Çfarë kostoje ka çdo vit rezistenca ndaj antibiotikëve?
a. 50 milionë$
b. 10 miliardë$
c. 20 miliardë$

10. Cili bakter i shqetëson më shumë specialistët e shëndetit:
a. Clostridium difficile (C. diff)
b. MRSA (Staphylococcus aureus, që është rezistent ndaj meticilinës)
c. Tuberkulozi, rezistent ndaj ilaçeve

11. Mund të marrësh pa problem antibiotikët që i janë dhënë dikujt tjetër:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Përgjigjet:
1-Përgjigjja e saktë është b-ja
Antibiotikët, të cilët kanë afro 70 vjet që janë shpikur, nuk veprojnë te viruset dhe te sëmundjet e shkaktuara prej tyre, si gripi apo rrufa dhe nëse i merrni në këto raste, mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Marrja e tyre në këto raste mund t’i bëjë më rezistente bakteriet, gjë që i bën antibiotikët të mos veprojnë si duhet.
2-Përgjigjja e saktë është a-ja
Disa studime kanë treguar se triklosani, që ndodhet në shumë sapunë dhe pastrues antibakterialë, mund të shkaktojë ndryshime në bakteriet që i bën antibiotikët më pak efektivë në luftimin e tyre. OBSH-ja u ka kërkuar kompanive që bëjnë këta sapunë, të paraqesin më shumë prova se ata funksionojnë. Në fakt, specialistët thonë se për parandalimin e sëmundjeve, nuk ka prova që këta sapunë janë më të mirë sesa sapuni i thjeshtë e uji.
3-Përgjigjja e saktë është a-ja
Doktorët, shpesh, japin antibiotikë për të trajtuar aknen, por marrja e çdo lloj antibiotiku mund të shkaktojë rezistencë të bakterieve. Për këtë arsye, këshillohuni me doktorin që ju trajton.
4-Përgjigjja e saktë është a-ja
Infeksioni i fytit me streptokok shkaktohet nga një bakterie. Ju mund të siguroheni për këtë me anë të analizave laboratorike (mbjellja e fytit). Infeksioni i sinuseve, që quhet edhe sinusit, pothuajse gjithmonë shkaktohet nga një virus apo nga irritimi nga ajri. Ky lloj infeksioni shërohet vetë, pa antibiotikë. Megjithëse rrallë, disa prej sinusiteve shkaktohen nga bakteriet, ndaj nëse simptomat tuaja zgjasin më shumë se 10 ditë, duhet të shkoni te doktori. Edhe infeksionet e veshit mund të shkaktohen nga një virus, apo bakterie. Ato mund të përmirësohen pa antibiotikë. Doktorët marrin në konsideratë disa gjëra, kur vendosin t’i përdorin, përfshi këtu moshën dhe faktin se sa i sëmurë është personi. Ata mund të vendosin të presin nja dy ditë, për të parë nëse simptomat largohen vetë.
5-Përgjigjja e saktë është b-ja
Merrini antibiotikët ashtu siç jua ka dhënë doktori, mos pakësoni dozat dhe mbarojeni gjithë kurën. Nëse i ndërprisni shpejt ilaçet, disa bakterie mund të mbijetojnë dhe të sëmureni përsëri.
6-Përgjigjja e saktë është b-ja
Këto infeksione, si tuberkulozi, infeksionet e lëkurës dhe ato të transmetuara seksualisht, shkaktojnë të paktën 23 mijë vdekje në vit, në SHBA. Njerëzit infektohen më shpesh prej tyre në shtëpi, shkolla, apo punë, por shumica e atyre që vdesin prej tyre, mjekohen në spitale apo shtëpi. Pacientët i marrin bakteriet nga sipërfaqet e objekteve apo nga duart e doktorëve dhe infermierëve.
7-Përgjigjja e saktë është a-ja
Kafshët që ne hamë, të cilat marrin antibiotikë, mund të zhvillojnë rezistencën ndaj bakterieve në trupin e tyre, gjë që kalon te mishi që ne hamë. Kur nuk e gatuani mishin si duhet, bakteriet mund të kalojnë te njeriu. Edhe plehu kimik dhe uji që përdoret te të mbjellat, mund të jetë burim bakteriesh. Specialistët këshillojnë të mos përdoren për kafshët ilaçe të tjera, përveç atyre të dhëna nga veterineri, sidomos te kafshët që rriten për t’u therur për mish.
8-Përgjigjja e saktë është a-ja
Në treg kanë dalë ilaçe të reja, por nuk është zbuluar ndonjë tip i ri antibiotikësh që prej viteve 1980. Megjithatë, rreziku i rezistencës ka ekzistuar prej kohësh. Në fjalimin e tij gjatë marrjes së çmimit Nobel, në vitin 1945, Aleksandër Fleming, i cili zbuloi penicilinën, paralajmëroi se bakteriet mund të bëheshin rezistente ndaj këtyre ilaçeve. Tani po bëhen përpjekje, për të krijuar më shumë antibiotikë të rinj.
9-Përgjigjja e saktë është c-ja
Rezistenca ndaj antibiotikëve po i kushton shumë sistemit shëndetësor. Infeksionet rezistente i bëjnë njerëzit edhe më të sëmurë, ata qëndrojnë më gjatë në spitale dhe kanë nevojë për trajtime më të shtrenjta.
10-Përgjigjja e saktë është a-ja
C. diff shkakton diarre që rrezikon jetën. Çdo vit, ai është përgjegjës për 250 mijë shtrime në spital në SHBA dhe 14 mijë vdekje. Bakteria është shumë rezistente ndaj shumë ilaçeve dhe shpërndahet me shpejtësi. Një version më i fortë i saj u shfaq në vitin 2000 dhe vdekjet e shkaktuara nga bakteria u shtuan me 400% ndërmjet viteve 2000-2007, pjesërisht për këtë arsye. Edhe Enterobacteriaceae (bakterie të zorrëve) rezistente ndaj Carbapenemit (lloj antibiotiku) (CRE), konsiderohet si një kërcënim urgjent. Ajo shkakton infeksione që janë rezistente ndaj pothuaj të gjithë antibiotikëve. Këtu përfshihet edhe Carbapenem, i cili zakonisht konsiderohet si shpëtimi i fundit. Një kërcënim tjetër është bakteria rezistente ndaj ilaçeve, Neisseria gonorrhoeae, që shkakton gonorrenë. MRSA dhe tuberkulozi rezistent ndaj antibiotikëve, konsiderohen me nivel rreziku “serioz”.
11-Përgjigjja e saktë është b-ja
Antibiotikët e dikujt tjetër mund të mos jenë të duhura për sëmundjen tuaj. Marrja e ilaçeve të gabuara mund të zgjasë kohën e përmirësimit tuaj, bile mund t’jua përkeqësojë gjendjen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ndikon menopauza në jetën tuaj seksuale?

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement