2015-a do të jetë viti i kënaqësisë. Për këtë, kam vendosur të marr vendimet e duhura në seks dhe dua t’jua sugjeroj edhe juve. Ja, cilat janë ato:
1. Mbaj gjithmonë me vete bateri rezervë, në mënyrë që, kur dua të përdor vibratorin, të mos jetë pa bateri as ai dhe as telekomanda…
2. Depilohem ashtu si mundem; i vetmi objektiv është që asnjë qime të mos dalë nga mbathjet, sepse ato duken të shëmtuara me thekë.
3. Bëhem e ndërgjegjshme për perineun tim, pasi ka lidhje direkt me kënaqësinë time në shtrat. Mund ta tonifikoj me topthat e geishës.
4. Ndryshoj pozicion kur i bëj felacionin të dashurit gjatë lojërave paraprake. Pse ai duhet të jetë gjithmonë shtrirë, kurse unë, me gjunjë në shtrat?
5. Mjaft me mendimet se çfarë ndjen partneri kur më bën një kunilingus, sepse kështu nuk shijoj gjë.
6. Kur më pëlqen diçka, e ndaj informacionin me partnerin. Është e rëndësishme për mbarëvajtjen tonë seksuale.
7. Mbaj gjithmonë me vete shami të lagura… dhe një brisk… dhe një prezervativ. Kështu, nuk gjendem e papërgatitur kur takoj një mashkull simpatik.
8. Kërkoj pikën time G, me partnerin, ose vetëm. Më mirë kështu, sesa të lexosh shkrime pa fund në lidhje me ekzistencën e saj.
9. Shkoj me djem të sjellshëm, sepse ata janë po aq të aftë në shtrat sa të këqinjtë. Po, është e vërtetë!
10. Masturbohem, megjithëse jam në çift. Kjo nuk do të thotë se nuk më mjafton partneri, por se thjesht, dua t’i bëj qejfin vetes.
11. Nuk numëroj sa herë kam bërë dashuri këtë javë, apo këtë muaj. Shifrat të vënë nën presion dhe presioni vret të natyrshmen.
12. Nuk krahasohem më me shoqet. Aq më mirë nëse ato arrijnë të bëjnë dashuri edhe në dush, mua kjo më është dukur gjithmonë tepër akrobatike. Secila ka metodat e saj.
13. Kërkoj kur dua diçka: Seks në pozicionin nga pas, një kunilingus, një shpullë në të pasme, një film porno dhe të bëj dashuri në mëngjes.
14. Lexoj libra erotikë, sidomos kur ai është duke u kthyer në shtëpi nga puna. Kështu, jam e sigurtë se jam e eksituar, se mund t’i hidhem në qafë dhe ta befasoj.
15. Tregohem tolerante gjatë herëve të para… Dihet që ato nuk janë kurrë të përkryera dhe që koha e perfeksionon seksin. I pranoj, pra, ngathtësitë, pa gjykuar me nxitim.
16. Mjaft me kërkimin e orgazmës gjithandej; ajo do të vijë kur të mos e pres. Është si të kërkosh çorapen e dytë të një pale. Në momentin kur e kam harruar, ajo të mbin para syve.
17. Megjithëse kam ftohtë, ndonjë mbrëmje i harroj pizhamet e trasha dhe kuvertën në të cilën më pëlqen të rrotullohem. Janë të ngrohta, por antiseks!
18. Luaj me shpejtësinë e seksit. Nganjëherë zgjedh një pozicion ku orgazma arrihet me vonë e nganjëherë, më shpejt.
19. Ua hedh sytë burrave (pavarësisht nëse jam në çift, apo beqare) sepse ndjehesh mirë kur sheh një palë të pasme të bukura. Kjo të ndihmon të fantazosh dhe shton epshin.
20. Që seksi të mos fillojë gjithmonë në të njëjtën mënyrë (para televizorit, në orën 23 fiks), prek veten në shtrat, duke i thënë se kam dëshirë për të.
21. Bëj seks në një vend tjetër, jo në shtrat: Mbi tavolinë, në makinë, por edhe në dhomën e miqve, në shtëpinë e prindërve. Kjo të frikëson pak, por thyen disa zakone.
22. Tani, nuk do të them më “Nuk bën për mua” kur flas për sodominë, apo pornon. Shprehem: “Për momentin nuk më tërheqin”, se mbase një ditë mund të ndryshoj mendim.
23. Kur nuk kam dëshirë për diçka në seks, e them. Unë nuk e kam detyruar kurrë veten të ha brokoli; pse të pranoj diçka që nuk më sjell kënaqësi?
24. Ndërroj pilulë nëse kam përshtyjen se vret libidon time. Flas me gjinekologun dhe i them se çfarë po më ndodh.
25. E kam vendosur, do të urinoj gjithmonë pas seksit. Kjo është e domosdoshme për të evituar ndonjë cistit.
26. Fle lakuriq, të paktën në verë. Thuhet se kjo të bën më sensuale.
27. Si përfundim, këtë vit do të shijoj seksin pa presion. Qëllimi është të relaksohem dhe t’ia kaloj mirë, jo të rend pas performancës, sepse kështu kthehem në një robot në shtrat.