Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të gjitha m’i jep sinusiti?

– Kam një pyetje për doktor Petritin. Uroj të më ktheni përgjigje këtë javë se jam shumë e shqetësuar. Kam disa ankesa që kanë lidhje me kokën dhe nuk di nga t’ia nis. Unë, prej disa vitesh, vuaj nga sinusiti, që më është bërë kronik. Kam vazhdimisht dhimbje koke, marr mjekim dhe më kalon. Pas një viti, më përsëritet. Tani, ka disa kohë që më ra gripi dhe më dhembin tëmthat, te veshët gjithashtu kam pak dhimbje; më ushtojnë dhe më duket vetja si e hutuar. Nuk kam humbje të ekuilibrit, por siç ju thashë, dhimbje koke, tëmthat, bajamet herë pas here të acaruara dhe tani më ka filluar edhe dhimbja e veshëve. Më thoni, a kanë lidhje të gjitha me njëra-tjetrën, apo më vijnë nga sinusiti apo veshët? Më thoni, ku duhet të bëj analiza dhe të çfarë natyre? Valbona.
Dr. Petrit Stafa, otorinolaringolog: – E nderuar Valbona, duke qenë se keni disa ankesa njëherësh, do t’ju jap një shpjegim të përgjithshëm për të pohuar që vërtet të gjitha këto shqetësime që keni, kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në bazë të atyre që na shkruani, kemi të bëjmë me një sinusit akut dhe kronik. Duke qenë se sinusiti kronik acarohet shpesh, kjo sjell për pasojë sekrecione ose tharje të mukozës së hundës. Juve, gjithnjë duke u mbështetur te të dhënat tuaja, mendoj se ju ka rënë imuniteti i organizmit. Kjo do të thotë që edhe me rënien e një gripi të lehtë, ju do të keni përnjëherë temperaturë, dhimbje koke në atë anë siç është pozicioni i sinusit kur ju kap, në të djathtë ose në të majtë.
– Duhet të dini që kur ju zë gripi, ose sinusiti, atëhere të gjitha sekrecionet që shkaktojnë këto, shkojnë në kanalin e veshit të mesëm dhe ju krijohet ndjesia sikur ju dhembin tëmthat, veshët dhe koka. Shqetësimet që paraqisni ju, tregojnë që është mbushur me sekrecione kanali i brendshëm në vesh. Në rastin kur kemi të bëjmë me sinusit me sekrecione, preken edhe bajamet sepse vetë mikrobi që ekziston, shkarkon edhe në bajame e në farings. Pasi të rrinë sekrecionet në veshin e brendshëm, fillon dhimbja. Të gjitha këto kanë lidhje me sekrecionet dhe mikrobin që ekziston. Për këtë, mendoj që ju duhet të bëni disa analiza. E para, të bëni një kulturë të fytit e grafi të sinuseve dhe një vizitë te mjeku ORL. Mbi analizat e bëra, përcaktohet dhe jepet mjekimi i duhur me antibiotikë e antihistaminik dhe në fund fare, bëhet edhe fizioterapia. Mos e lini pas dore sepse gjendja mund të rëndohet më shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ka mjekime popullore për tiroiden?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement