Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

PËRRALLË NGA PARLAMENTI

Parafytyroni Komisionin e Ekonomisë në parlament. Në ballë Breçe. Gati për sulm! Prapa tij Ismail Qemali. Portret. Në të djathtë disa vende bosh. Bojkot I opozitës. Pardon! Në vend të tyre janë ulur ekspertë. Në vazhdim deputetë të mëngjër. Tre katër të mënduar- kanë lexuar materislet. Dy – tre të thartuar. I ka lodhur politika. Nuk kanë nge të lëçisin materiale. Dy të tjerë. Ulen. Firmosin. Ngrihen. Ikin dhe rikthehen. Duhet përsëri firma. Pa dy firma- hyrje dhe dalje- nuk ka shpërblim.

Karshi dy femra. Të dyja raportojnë. Njera zonjushë:- Drejtoreshë e Përgjithëshme e Tatimeve. Tjetra? Zonjë:- Drejtoreshë e Doganës. Njera më e bukur se tjetra. Veshur “Alta- Moda”. Ka lezet. Rreth e rrotull gazetare. Me vështrime të ëmbla, komandojnë kamerat.

Kryetari vendosi qetësi. U dëgjua zëri melodjos I zonjushes së tatimev. “ Do flas më kartë. Së pari, kemi dy kompani koçesionale për naftën. Të dyja të huaja. Për etikë nuk po përmend emra. Të dyja kanë 15 vjet që nuk paguajnë tatim mbi fitimin. Çdo gjë e futin në xhep?!”

Advertisement

Ra bomba! Kërciti stilografi. U ngritën vetullat. Njeri foli pa leje: ”Prapësitë që bëheshin në kohën e Berishës, bëhen edhe sot që kemi Ramën?!

-Së dyti,- vazhdoi zonjusha.- Taksidari nuk ka të drejtë të kapërcejë pragun e derës së kompanive. Ka një ligj për hidrokarburet. Kontrollin duhet ta bëjë AKBN-ja. ( Autoriteti).

-Çështë kjo hata,- tha një deputet.- Kjo më kujton teorinë e Ten Sia Pinit: Një shtet dy sisteme. Kina socialiste me Hong Kongun – kapitalist. Tani që votat e mëngjra I kemi me bollëk, pse nuk e ndryshojmë ligjin?

– Së treti,- foli zonjusha.- Ka edhe më keq. Kompanitë e huaja blejnë naftë në Balsh. Me letra për ta eksportuar. Në Durrës ngrisen letrat e eksportit. Nafta nakatoset me hollues dhe shitet në treg?…Mos bëni shamatë: Këtë praktikë e dini edhe ju. Ka vite e vite që përsëritet…

Uaaa…

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mund të kesh kaq shumë sëmundje?

Next Post

Horoskopi juaj për vitin 2015

Advertisement