Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më del gjak nga dhëmbët

– Kam një problem që po më shqetëson shumë kohët e fundit. Sa herë laj dhëmbët, kam shumë gjakderdhje. Edhe pse u bënë pesë ditë qëkur kam hequr një dhëmballë, vazhdoj të kem hemorragji. Ju lutem, më thoni, si të veproj? Si i bëhet për ta parandaluar hemorragjinë? Mira
Anisa Nasto, stomatologe: – E nderuar Mira, hemorragjia gjatë larjes së dhëmbëve ka arsye lokale. Më të shpeshtat janë: Prania e gurëzave të formuara, prania e një dhëmbi të prishur në gojë, paradontoza (sëmundja e mishrave të dhëmbëve) etj. Ju duhet të kryeni një vizitë te mjeku stomatolog, i cili do të veprojë sipas rastit. Në qoftë se te ju nuk ekziston asnjë nga problemet e mësipërme, do t’ju rekomandoja që larja të kryhej jo me shumë forcë dhe me një furçë me qime të buta. Mund të merrni edhe një mjekim me vitaminën C, për 2 javë rresht, gjithmonë nëse nuk keni problemet e mësipërme. Përsa i përket heqjes së dhëmbit, ju rekomandoj të shkoni te mjeku sepse një hemorragji e vazhdueshme, sado e vogël, është e rrezikshme për shëndetin. Për të parandaluar hemorragjinë, rekomandohet që 48 orë para heqjes dhe 3-4 ditë mbas heqjes, nuk duhet të pihet aspirinë e cila hollon gjakun. Pas heqjes së një dhëmbi apo dhëmballe nuk duhet të shpëlahet goja për 24 orë rresht, në mënyrë që të mos ngacmohet plaga, si dhe duhet të mbahen kompresa të ftohta nga jashtë. Kur kemi të bëjmë me heqje të vështira të dhëmbit, rekomandohet që plaga të qepet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam vrarë testikulin...

Next Post

Alida: Dy më të dashurit e mi...

Advertisement