– Përshëndetje doktor Agroni. Jam një djalë 24 vjeç. Para 6 muajsh kam patur një shqetësim nervor, kisha frikë nga lartësia. Kisha marrje mendsh, dridhje, mpirje pas qafës dhe shtrëngim. Jam kuruar dhe u ktheva në normalitet. Tani u bë një javë që më merren mendtë dhe ndjej këputje trupi. Çfarë më këshilloni?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Ashtu siç e thoni edhe ju në letrën që na dërgoni, mendoj se shqetësimet tuaja janë të karakterit nervor ose quhen ndryshe “neurozë e ankthit” dhe kanë ato simptoma që përshkruani edhe ju. Përsa i përket mjekimit, do t’ju rekomandoja të merrnit këto barna, duke luftuar edhe ju me shqetësimet që keni:
1. Stugeron 25 mgr., 3 x 1 në ditë, pas buke, çdo ditë.
2. Laroxyl 10 mgr., 2 x ½ kokërr, ora 8.00-18.00, pas buke, çdo ditë.
3. Lorami 1 mgr 1 kokërr, 1 orë para gjumit në darkë.
4. Sol Vigor Stress 10 ml, 1 flakon çdo 2 ditë, në mëngjes, të pihet nga goja.
5. Sol Energu, 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja, po në mëngjes. Vetëm kështu, ju, gradualisht, do të ktheheni në normalitet.
Advertisement