Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam 11 vjet e sëmurë

– I nderuar dr. Dashamiri! Jam një vajzë 27 vjeçe. Shqetësimet e mia shëndetësore kanë filluar që në moshën 16 vjeçare, periudhë në të cilën ndenja 3 muaj pa lëvizur nga shtrati. Doktorët më dhanë gjilpëra dhe më thanë se kisha reumatizëm. Ai bllokim i tmerrshëm i këmbëve më ndodhi në muajin maj. Ishte vapë dhe, pasi u freskova, ndodhi që u bllokova për 3 muaj. Tani kam gati 11 vjet që nuk kam lënë doktor pa u vizituar, më thanë se kisha reumatizëm, u vizitova dhe doktoresha më dha kortizon (medrol), që më fryu shumë. Kur shkova në Tiranë, doktori reumatolog më tha se nuk kisha reumatizëm, më dërgoi te një doktor endokrinolog, i cili më bëri analiza, më tha se duhet pastruar gjaku nga kortizoli, por më pas, nuk shkova dot për vizitë. Kam bërë edhe ezhe dhe më thanë se kisha migrenë. Piva ilaçe, por dhimbja e kokës nuk më pushoi. Doktori i tensionit më tha se kisha tension. Kontrollova zemrën dhe dola mirë. Bëra grafitë dhe neurologu më tha se kanë dalë mirë. Më bënë skaner, më thanë “ke goditje në tru, që e vogël”. Më pas, bëra rezonancë manjetike dhe më thanë se truri është në rregull. Pasi pa të gjitha këto, neurologia më tha se kisha lodhje e më dha qetësues. Bëra vizitë edhe te gjinekologu, i cili më tha se kisha mungesë cikli që varionte me muaj të tërë. Analizat gjinekologjike dhe ekoja më dolën mirë. Tani kam: Dhimbje koke, skuqje fytyre, nxehtësi, marrje mendsh, të përziera, të vjella, mpirje duarsh, skuqje të pjesës së gushës, nuk duroj dot erën e duhanit, të kafes, erërat e gatimeve, më dhembin damarët e qafës e të veshëve. Ndodh që më shqetëson edhe dhimbja e fortë e kokës. Kam turbullim shikimi ditën, por kur vjen darka, ai theksohet më shumë. Së fundi, bëra vizitë tek endokrinologu, i cili më dha diagnozën: Zmadhim i gjendrrës tiroide dhe mungesë jodi. Bëra analiza e eko të tiroides dhe mora këto mjekime: Letrox 100 mg: Një javë, 1 në mëngjes, ½ në darkë; pastaj, 1 në mëngjes, 1 në darkë, Lexotanil 2x½ mbas buke. Doktor, ju lutem, dua të di: Çështë tiroidja e zmadhuar dhe mungesa e jodit? Çfarë pasojash sjell kjo sëmundje? A mund të japë kjo sëmundje këtë mbipeshë të theksuar (jam 120 kg)? Më së shumti, rri në krevat e shtrirë, nuk kam fuqi të ngrihem… Çfarë shqetësimesh ka kjo sëmundje? A e kam vërtet unë këtë sëmundje dhe a mund ta kem pasur prej vitesh, por doktorët nuk kanë mundur ta gjejnë? Jam shumë e lodhur nga ky kalvar i gjatë vitesh e sëmurë. Ju lutem, m’u përgjigjni sa më shpejt të jetë e mundur!
Dr. Dashamir Gjergji, endokrinolog-diabetolog: – Faktin që je tepër e shqetësuar, e kuptova nga parashtrimi dhe qasja e historikut të problematikave me shëndetin tuaj. Para se t’ju sqaroj rreth shqetësimeve, e gjej me vend, nga pikëpamja etike, t’ju sugjeroj juve dhe gjithë lexuesve të kësaj rubrike që të mos i referoni me emra konkretë të gjithë kolegët që ju kanë ekzaminuar. Së dyti, mundohuni t’i shprehni sa më shkurt e saktë dhe mos harroni që duhet të paraqisni vetëm ankesa e jo diagnoza apo terma sepse ato janë të vështira dhe i përkasin një fjalori teknik profesional. Mbipesha juaj mund të jetë e lidhur me tiroiden, nëse ju keni vuajtur apo vuani nga sëmundje të ndryshme të jashtme apo edhe të vetë tiroides, që do të kenë çuar në dëmtim të funksionit të kësaj gjëndrre. Shqetësimet e tjera ngjajnë më shumë të karakterit neurovegjetativ, por edhe të një çrregullimi të tiroides. Gjithsesi, duhet bërë një vlerësim i momentit i funksionit të tiroides te ju. Thoni se jeni e pafuqishme dhe qëndroni shtrirë në krevat. Nuk ma do mendja që kjo situatë të ketë ardhur nga ndonjë patologji e tiroides, por më shumë mund të jetë një grup faktorësh dhe sëmundjesh. Së fundi, duhet durim dhe gjakftohtësi nga ju sepse vetë sëmundjet dhe sidomos shkalla e shërimit e përmirësimit të tyre varen shumë nga gjendja e mirë emocionale e subjektit të sëmurë. Ju sugjeroj të kërkoni shtrim në spital për t’u vëzhguar dhe eksploruar më nga afër të gjitha sëmundjet dhe shqetësimet tuaja. Faleminderit dhe shërim të shpejtë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

19 pyetje që mund t’i bëni në takimin e parë

Next Post

Lidhje vetëm për qejf...

Advertisement