Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 26 janar-1 shkurt

Dashi

Disa tensione të brendshme mund të kthehen në drama nëse ushtroni shumë presion. Nëse doni të lini duhanin, nuk është java e duhur për ta bërë. Përgatituni shpirtërisht dhe mendërisht, por mos u ndjeni në faj nëse e thyeni betimin. Merrni magnezium për të qetësuar nervat. Keni miq të mirë që ju mbështesin; dëgjojini këshillat e tyre të çmuara.

Demi
I ftohti i dimrit ju shtyn të rrini ngrohtë në shtëpi, aq sa të mundeni. Kështu, ju i kufizoni daljet tuaja, qoftë edhe për të ngrënë jashtë, por preferoni të hani gjellët e shtëpisë, të cilat i merrni me vete edhe në punë. Në darkë, një tas me supë, ju bën shoqëri para ekranit. Situatë jo shumë seksi… Beqarët do të eksplorojnë mënyrat e njohjes nëpërmjet internetit, jo shumë të nxituar për të bërë takime reale. Në punë, jeni shumë efikasë. Do të gjeni zgjidhje për çdo gjë të ndërlikuar.

Advertisement

Binjakët
Ju nuk keni asnjë problem për të dalë më shoqërinë. Një festë në anën tjetër të qytetit? Ju shkoni, pa asnjë ngurrim. Një shok/shoqe do të shkojë në teatër? Ju e shoqëroni, pa u mërzitur. Në dashuri, bëni përpjekje për të qenë të natyrshëm dhe jo të vështirë. Në çift, ju qeshni, bëni shaka mbi gjithçka ose asgjë. Nëse tjetri ka dëshirë të dalë me shoqërinë pa ju, e lini. Në punë, ndjeheni pak të lodhur, bëni vetëm minimumin e domosdoshëm.

Gaforrja
Këtë javë do ta keni mendjen te buxheti juaj dhe do të analizoni seriozisht ku shkojnë paratë tuaja. Kini parasysh se rrëketë e vogla bëjnë lumenjtë e mëdhenj. Nëse lini duhanin dhe pini një kafe në vend të treve në ditë… bëjini vetë llogaritë tuaja. Humori juaj pëson variacione, të cilat duhet t’i durojë partneri/ja. Ju tregoheni të dashur me të gjithë, përveç tij/saj. Ëndërroni të shkoni diku për fundjavë, jo shumë larg. Kjo mund të organizohet lehtë, ndaj bëni kërkime.

Luani
Jupiteri ju shtyn të përjetoni intensivisht ndjenjat, duke qëndruar pozitivë. Ju i përjetoni emocionet e të afërmve tuaj, duke ruajtur moralin tuaj. Hani shumë për t’u ndjerë mirë dhe shtoni në peshë, por edhe këtu, “fajin” e ka Jupiteri. Do ta merrni veten në pranverë, duke bërë pak gjimnastikë. Për momentin, kolltuku nuk “ju lëshon”. Profesionalisht, ju arrini rezultate pa u sforcuar shumë, bile ju mbeten energji edhe për t’u zbavitur.

Virgjëresha
Një problem familjar do të zgjidhet brenda javës dhe juve do t’ju vijë keq që nuk mundët të bënit më shumë për të ndihmuar. Prania apo mbështetja juaj mjaftojnë; nuk keni nevojë të bëni më shumë, për të ndihmuar. Profesionalisht, do t’ju duket sikur nuk e kapni dot ritmin e punëve, gjithçka ecën shpejt dhe ju nuk mund të improvizoni. Kujdes nga keqkuptimet në jetën sentimentale; tregohuni të qartë në fjalët tuaja.

Peshorja
Ju vazhdoni të keni një karma të mirë, çdo veprim i mirë që do të bëni, do t’ju shpërblehet. Ju e keni kuptuar logjikën e fitimtarit dhe e aplikoni atë. Partneri/ja juaj bën përpjekje dhe ju jeni të lutur t’i vini në dukje me zë të lartë, me qëllim që ta inkurajoni edhe më shumë. Nëse jeni vetëm, një burrë/grua jo shumë i/e lirë ju vjen rrotull. Ikni sa më larg. Miqtë ju kanë rezervuar dikë tjetër, dëgjojeni propozimin e tyre. Në punë, do të jepni maksimumin. Ekipi juaj ju mbështet dhe anasjelltas.

Akrepi
Ju keni dëshirë të kaloni në një nivel më të lartë profesionalisht dhe financiarisht. Mund të diskutoni me shefin tuaj për të ardhmen tuaj në ndërmarrje. Nëse punoni në një ndërmarrje të madhe, ndryshimet janë të mundshme. Në dashuri, do të jetë një javë shumë e qetë, do t’i kaloni mbrëmjet para televizorit. Mirë është nëse miqtë do të vijnë t’ju bëjnë vizitë, sepse ju nuk keni dëshirë të shkoni tek ata. Kjo periudhë nuk duhet të zgjasë shumë. Edhe ju keni të drejtë të rrini të qetë nganjëherë.

Shigjetari
Do të reflektoni gjatë mbi të ardhmen tuaj. E ndjeni që po filloni një cikël të ri, por nuk dini nga t’ia filloni. Reflektoni, flisni me të tjerë, informohuni nga interneti, keni kohë të veproni. Saturni në shenjë ju inkurajon të mendoheni gjatë para se të veproni. Ai do të jetë aty për dy vjet, pra, mos u nxitoni, sidomos nëse do të merrni vendim për një ndryshim të madh: Qytetin, vendin, karrierën, orientimin… Në dashuri, komunikoni shumë, gojarisht, por edhe me të shkruar.

Bricjapi
Dielli largohet nga shenja juaj dhe ju rrezikoni të keni një ulje të vogël energjie. Merrni vitamina, hani shëndetshëm, mos e teproni me kafeinë, megjithëse ajo ju tundon. Profesionalisht, java do të jetë e tendosur, të gjithë kërkojnë nga ju të gjeni zgjidhje të menjëhershme për probleme që kanë kohë që nuk zgjidhen. Juve nuk ju pëlqen aspak ky stres, ju pëlqen të planifikoni, programoni. Ju mungon romantizmi në dashuri dhe tjetri mund t’ju qortojë për këtë.

Ujori
Dielli, Mërkuri dhe Afërdita janë në shenjën tuaj. Kjo ju jep shumë energji këtë javë, pasi jeni shenja që mbështeteni më mirë nga planetet. Jupiteri në Luan ju shtyn të bëni teprime në të ngrënë, në shpenzimin e parave dhe emocionale. Mos dilni nga shtëpia me kartën e kreditit… Fshihini çokollatat që të mos i keni gjithë kohën para syve dhe përsa u përket emocioneve, nuk është keq t’i shprehni. Nëse jeni vetëm, një takim i bukur ju pret. Ai do të vijë befasisht; lëreni fatin t’ju shpjerë drejt dashurisë.

Peshqit
Ndjeheni të zhgënjyer sentimentalisht, mendoni se tjetri/a nuk kujdeset aq sa duhet për ju. Mbase ai/ajo është shumë i/e zënë me punë, ose është i/e shqetësuar nga ndonjë problem familjar, mos e merrni sikur është kundër jush. Mbase edhe ju prisni shumë prej tij/saj. Tregohuni të pavarur, dilni me shoqërinë, lëreni të jetojë me ritmin e tij/saj. Në punë, disa vonesa që nuk varen nga vullneti juaj ju acarojnë; ruani gjakftohtësinë, mos u stresoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? Nga Artan KRISTO

Next Post

Horoskopi 2015

Advertisement