Zakonisht Vip-at janë ata që mbështesin nisma apo bëhen vetë pjesëtarë të tyre, në mbrojtjen e kafshëve. Kafshët, kryesisht qentë, janë miqtë më të mirë të njerëzve por shpesh këta të fundit sillen brutalisht me kafshët. Në Shqipëri, këto qënie të pambrojtura, disa persona mundohen t’i mbrojnë edhe duke krijuar ndonjë organizatë vullnetare kurse në Kosovë, mesa duket ende nuk është krijuar një e tillë në mbrojtjen e tyre. Kështu, ndërsa në Shipëri, pas peticioneve të shumta të firmosura nga dashamirësit e kafshëve , Bashkia ka ndaluar vrasjen e qenve të rrugës, në Kosovë ndodh ende dicka e tillë. Gazmend Muhaxheri ka urdhëruar vrasjen e qenve dhe këngëtarja Zanfina Ismaili, është indinjuar së tepërmi nga ky fakt ndaj ajo ka kërkuar përgjegjësi penale ndaj tij. Thonë që pranvera nuk del me një lule, ndaj shpresojmë që edhe kolegët e saj dhe dashamirësit e kafshëeve t’i bashkohen Zanfinës me shpresën për ta ndaluar vrasjen e qenve.
Advertisement