Përshëndetje, jam nga Jugu në kërkim të personit të duhur, duhet të ketë këto virtyte: dashuri dhe dëshmi për zotin, zemër shërbetore, që mendon dhe për të tjerët. Të kujdeset dhe që respekton të tjerët. Të ketë etikë të mirë në punë, vlera morale, ndershmëri dhe integritet, synime të admirueshme, i gëzuar, i kënaqur, mirënjohës, i shoqërueshëm, të jetë mosha 39-49 vjeç, me shtëpi, dhe punë në shtet. Gjithashtu dua nuse për vëllain me cilësitë e sipërpërmendura. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonjë nga Tirana, skam shkruar asnjëher ne gazetë jam e divorcuar me tre femijë, 2 i kam martuar. Kërkoj nje njeri te mirë siç jam vetë te jetë i huaj ose shqiptar jashtë ne Zvicer ose Gjermani apo Norvegji. Të jetë ivetem ne gjendje ekonomike te mirë se me ka munguar shumë. Të jetë jo më shum se 60 vjeç, unë jam 50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit.
Jam një 31 vjeçare kam kaluar një zhgënjim në jetë ca vite më parë. Nëse ka një mashkull serioz që dëshiron të njohë një vajzë të siqnertë të bukur, atëherë përgjigjuni për diçka më shumë. Preferoj një djalë që ka kaluar dhimbje pasi vetëm ato dijnë si ta trajtojnë femrën apo të shërojnë një plagë.
Përshëndetje, jam një zonjë që i drejtohem një motre që kërkon një zonjë që ka kaluar halle, dhe të dijë ta kuptojë vëllain. Unë ju them që jam nga Vlora 39 vjeçe edhe unë kam një problem me shëndetin, dhe jam me librez invaliditeti. Për hollësira të mëtejshme mund të lini numrin tuaj në gazetë. Faleminderit.
Kërkoj të njoh një grek le te jetë ne moshen 47-50 vjec te jete i mbajtur larg alkolit e duhanit. Jam 45 vjece e ndare dua per martese te beje dhe dokumentat. Kam trup te rregullt nuk tregoje per moshen tregoj e re. Lini numer telefoni, dhe personi mund te vije ne Shqiperi per tu pare nga afer. Faleminderit nga zonja nga Jugu.
Pershendtje jam ajo zonja qe ka probleme me burrin dhe me femijet i pergjijgjem zoteris qe me ka len numrin ne redaksi. I them ta lërë në gazetë numrin e tij.
Përshëndetje i drejtohem zotërisë 47 vjeç që ka lënë një njoftim ne gazetën intervista të dt 15 nëntor që është nga tirana por pa fëmijë dhe kerkon një grua pa fëmijë. Po i them se unë i pershtatem të gjitha kërkesave tuaja, vetem se unë jam nga Vlora 40 vjece, ju kam marr në nr. amc qe keni shkruajtur në gazetë, por më del sekretaria që ky numër nuk egziston, prandaj do t’ju lutesha ta shkruanit numrin të saktë.
Jam nga Jugu, dua një mik serioz në të gjitha drejtimet, siç jam dhe vetë, banoj në Tiranë, 40 vjeçe, pamjen e kam debulesë, jam shumë e mirë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një vajzë 27 vjeçe kërkoj të njihem me një djalë për fejesë jo për tallje. Dua që djali të jetojë jashtë me letra të rregullta, të jetë nga Tirana ose Durrësi. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam 32 vjeçe nga Tirana, me arsim te larte e pune shteti. Fati nuk është treguar i drejte me mua pasi me ka lene vetem me fëmijë. Kërkoj te njihem me nje zoteri deri 45 vjec dhe me femije, ska problem por me pune dhe arsim per qellime serioze. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim ju lutem. Faleminderit.
Përshëndetje! Jam X, beqare nje vajze serioze, shume korrekte dhe me shkolle te larte. Deshiroj te lidhem me nje person vetem per qellime serioze. Kerkoj që personi te jete katolik shume korrekt qe jeton e punon ne Tirane nga mosha 38-44 vjec. Ai qe eshte i interesuar e theksoj vetem per qellime serioze te lërë nr. telefoni ne gazete per komunikim. Faleminderit për mirëkuptimin.
Jam 32 vjeçe e divorcuar për moskujdesje per familjen dhe tradheti. Kam fëmije, jam me arsim te larte dhe pune shteti. Dua lidhje serioze me një mashkull deri në moshen 45 vjec, pranoj edhe me femije vetem te me trajtoje mire dhe mos te jete i papune. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një zonjë nga Kavaja 38 vjeçe dëshiroj një lidhje serioze me një zotëri të jetë mosha 50 vjeç. Telefononi nga Kavaja dhe Durrësi.
Përshëndetje, jam nga periferia e Durrësit 36 vjeç, beqare e rregullt në çdo aspekt. Do doja të njihja një njeri të mirë beqar deri në moshën 42 vjeç, dhe vetëm nga Durrësi, për një njohje drejt një qëllimi serioz. Nëse nuk plotëson kushtet mos tento të përgjigjesh kot.
Advertisement