Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urimet tuaja…

Urim special, Rasim Vraniqit!
Uroj mikun tim të çmuar, Rasim Vraniqi, i cili mbushi 75 vjeç dhe zonjën e tij fisnike, që mbush 70 vjeçe! Ju uroj pleqëri të lumtur, atë pleqëri të cilën ju ia keni siguruar vetes me shijen e ëmbël të djersës e me fëmijët tuaj të mrekullueshëm që e nderojnë aq shumë origjinën tuaj, siç është edhe djali juaj, Kujtim Vraniqi, një punonjës i drejtë e njeri shembullor. I dashur Rasim, mendoj se njeriu duhet të shkëlqejë në çdo kohë duke qënë i drejtë, i dashur, i pavarur i sinqertë… Të tillë kemi qenë e jeni ti e zonja jote, si ai floriri i cili, kudo që ndodhet nuk shpërbëhet, por flori mbetet e as kripa e detit nuk e ndryshk dot. Ashtu edhe ju, keni shkëlqyer në çdo kohë, jo vetëm me punë e mirësi, por edhe me fjalët e arta që ju burojnë nga shpirti i mirë e zemra e artë. Nuk do t’i harroj kurrë ato anekdodat e tregimet alegorike dibrane që kam dëgjuar nga goja jote. Ato janë si një shkollë mençurie për brezat… Në një libër që po shkruaj me titull “100 njerëz ashtu siç i kam njohur unë”, ty Rasim të kam renditur pas, ndjesë pastë, Kadri Roshit, aq i çmuar është brezi juaj. Ti Rasim ke qenë gjithmonë një njeri i ditur, besnik e me vlera të çmuara njerëzore, një drejtues që sot rrallë e tek gjenden dhe tani po jeton i lumtur këtë “vjeshtë” të bukur të jetës tënde, të asaj jete që ti e ndërtove me mundin e saktësinë e një blete… Lum si ti, Rasim dhe do të të lutem, më eja një natë dimri të flasim shtruar se unë për ty vija enkas në Peshkopi. Jetë të gjatë e të bukur! Ja, edhe një poezi të shkurtër:
– O Rasim flokëbardhë…
Në Korab bora ka ardhë…
More po mali s’pyet për borën
Se drejt diellit e zgjat dorën
Besimi te Zoti në këtë jetë
Është si dielli që çan retë…
Miqësisht, me dashuri, Prof. Jashar Demiri 28 Nëntor 2014

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Para se të kaloj në urime nominative, uroj sinqerisht dhe modestisht, të gjithë shqiptarët: Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!
– I kam parë me shumë entuziazëm takimet e biznesmenëve të fuqishëm me studentët T.B.U. Është një politikë shumë vizionare kjo, i dashur Artan Hoxha. Ato të universitetit që ti menaxhon, gjejnë një “karburant” 100 oktan, që do të vërë nesër në lëvizje “makineritë” e bizneseve të tyre. Të uroj fort nga zemra, shoku im i shtrenjtë fisnik.
– Pamja është nga më të zakonshmet. Një teze, përdore me nipin dhe në krah, nëna e saj… Po, ndërkohë, ajo është nëna e “Balushkës”, “motorrit” aktual që vë në lëvizje energjinë time krijuese. A e ka vallë këtë forcë, këtë atribut, një femër? Ç’pyetje naive! Kush tjetër, përveçse femra?! Të uroj gjithë të mirat dhe u bëfsh edhe ti sa më shpejt me një bebe të vogël, Artemisa!
– Nga emisioni “Ajsberg” tek emisioni “Kaktus”, ama i njëjti njeri: Artur Çani. I njëjti stacion: Nevvs-24. Ndihem mirë që kam një mik si ti, i dashur Turi, trim, shumë trim dhe fisnik. Të përqafoj fort dhe urime tek emisioni i ri!
– Kohët e fundit, i dashur Haziz Gashi, ti nuk je më deputet, por Hazizi me të njëjtin respekt, që të rrethon gjithandej dhe me zemrën flori! Më vjen mirë që të kam mik, i dashur Haziz! Urime!
– … Dhe, papritur më feksi, i dashur Shefit: Firma jote ka emrin “Kastrati” dhe simbol: Skënderbeun. Pra, që më kujton lirinë. Thashë me vete: Ku ka gjë më të bukur, ta uroj Shefit Kastratin, pikërisht tani, që jemi në atmosferen e 28-29 nëntorit?! Dhe… siç e sheh, e bëra: Urime të gjithëve, kudo në Shqipëri, sepse kudo ka “Kastrati”.
– Edhe pse me sensin e humorit që më karakterizon, i thashë edhe Dr. Sonjës, tek urgjenca, edhe Mirianit e sidomos Blerinës, te Spitali Francez, se “dua të sëmurem prapë, që t’ju takoj prapë”. Thelbi ishte mirësjellja e tyre, po edhe bukuria e Blerinës dhe e Sonjës. Zoti ju bekoftë të treve!
– Përfundimisht, Refik Halili ka marrë përgjegjësinë, si Numri 1 i ekipit të futbollit “Tirana”. Jo më kot përdora fjalen “përgjegjësi”. Të uroj t’ua dalësh mbanë sfidave, i dashur Riti, sidomos për ngritjen e Akademisë së Futbollit!
– Sa herë të takoj, ndihem aq mirë, i dashur pedagogu im Agron Gani. Nuk është thjesht puna te kafja që më jep, por më kujton kohët e bukura të fakultetit dhe leksionet e tua brilante të “Historisë së Re”. Të përqafoj fort, i dashur miku dhe pedagogu im.
– Prapë një pedagog! Këtë herë, matematike. Është miku im i vjetër, Thanas Xhillari. E takoj nga liqeni, ku bëj fizkulturë. Kënaqem me nivelin e bisedës, që e dirigjon Thanasi, pa dyshim. Të uroj gjithë të mirat miku im dhe do të shkruaj një portret të plotë për ty!
– Vlerën dhe nevojën për disa njerëz, e kuptojmë, kur ata i kemi larg. Ja, edhe ti Elsa, vajza e Bertit dhe Lizetës, vajte te vëllai në Gjermani, po mua m’u krijua një si bosh brenda vetes. Por ja, erdhe! Erdhe me atë qetësinë tënde, me rininë e shëndetshme dhe unë u kënaqa vërtet shumë. Të përqafoj fort dhe të uroj një fat të mbarë!
– Ëmbëlsira në fund: Quhet Sami Gjergji. Aktualisht, sekretar i përgjithshëm i F.R.D.-së. Sigurisht që Bamirin e kam dobësi, po edhe Samiu ka vendin e tij në zemrën time, edhe pse ndonjëherë harron për ndonjë gjë, që e dimë unë dhe ai. Të përqafoj fort dhe të fala djalit të mrekullueshëm që ke.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-pergjigje me njeri-tjetrin...

Next Post

Të jetosh me dhimbje…

Advertisement