Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta drejtoj shtyllën kurrizore?

– Përshëndetje instruktorit! Kam probleme me shtyllën kurrizore. Ajo nuk është e drejtë, por është pak e dalë, në pjesën e shpatullave. Doja të dija nëse ka ndonjë ushtrim që do të më ndihmonte për ta rregulluar këtë. Jam ende në moshën e pubertetit…
Mario instruktor: – Duke qenë në një moshë kaq të re, ju keni mundësi ta drejtoni shtyllën kurrizore. Deformimi i saj mund të ketë shkaktarë të ndryshëm dhe një nga kryesoret është qëndrimi jo i mirë në këmbë, ulur dhe kudo. Shumë persona kanë tendencën të ecin me kurriz të përkulur, apo shpatulla të kërrusura dhe kur qëndrojnë ulur, nuk rrinë drejt, por harkohen përpara e për pasojë, kanë shtrembërim të shtyllës kurizore dhe formimin e një lloj gunge në kurriz. Pra, së pari, duhet të mësoni të qëndroni me gjoksin përpara, shpinën mbrapa dhe kokën drejt. Bëjeni këtë gjë herë pas here, gjersa t’ju bëhet refleks. Pra, rregullimi i kurrizit tuaj fillon me qëndrimin tuaj. Nëse do të dini të qëndroni drejt, gjithçka do të rregullohet.
– Hapi i dytë është të regjistroheni në një palestër, ose nëse nuk keni mundësi, t’i bëni në shtëpi ushtrimet për kurrizin. Këto ushtrime janë shumë të lehta dhe nuk duan shumë kohë. Disa nga ushtrimet janë të ngjashme me streçingun. Qëndroni në duar dhe në gjunjë, në mënyrë të tillë që shpina juaj të jetë drejt horizontalisht dhe bërrylat e lakuar. Merrni frymë dhe ngrini kokën e kurrizin derisa t’i drejtoni plotësisht duart. Bëjeni këtë disa sekonda. Po në këtë pozicion, lakojeni shpinën tuaj duke futur barkun nga brenda. Më pas, shtrihuni po në gjunjë siç jeni, duke shtyrë vithet tuaja mbrapa, gjersa të prekin thembrat e këmbëve. Ndoshta nuk e kuptoni kështu, por kini parasysh shtriqjet e maces kur zgjohet nga gjumi, ose edhe kur është gati të flejë gjumë. Mjafton të bëni lëvizjet e saj kur shtrin trupin e saj, zgjatet, etj. dhe do të ndjeni një çlirim total të kurrizit tuaj. Do t’ju sugjeroja të bënit dhe një vizitë tek ortopedi për t’u siguruar që nuk keni asnjë problem me kurrizin tuaj dhe më pas të interesoheni për t’u regjistruar në palestër, gjë që do t’ju ndihmojë më shumë për të arritur rezultat pozitiv me kurrizin tuaj, sepse do të jeni edhe nën mbikqyrjen e instruktorit, i cili do të jetë profesionist. Por, siç ju thashë dhe më sipër, drejtimi i kurrizit tuaj do të vijë së pari nga qëndrimi i drejtë. Në këtë mënyrë, do të shmangni edhe probleme shëndetësore që mund t’ju shfaqen nga qëndrimi jokorrekt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (5) View Comments (5)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement