Shenjat e horoskopit në… seks!
Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…
BINJAKËT
Preferencat seksuale
Për Binjakët lojcakë, të gjitha fillojnë me komunikimin. Që të ndjejë joshje seksuale për dikë, duhet që ai/ajo t’i “eksitojë” më parë trurin. I pëlqejnë sfidat e flirtet dhe çmendet për njerëzit që do të “luajnë” bashkë me të, para se ta çojnë në krevat. Flirti është stadi i tij i preferuar i dashurisë. Asnjë partner nuk mund ta mbajë thjesht dhe vetëm se është i mirë në shtrat. Në seks, i pëlqen të flasë, pra, të ndajë me partnerin/en dhe me fjalë gjithë ndjesitë që përjeton në atë moment. Eksitohet kur dëgjon zërin e partnerit/es plot epsh dhe kënaqësi. I pëlqejnë gjërat e pazakonta dhe sfidat, por mërzitet shpejt kur aktiviteti seksual bëhet rutinë dhe eksperiencat përsëriten e përsëriten. E eksiton seksi telefonik, të shkëmbejë eksperienca seksuale nëpërmjet internetit, bile edhe me sms! Ka mjaft fantazi erotike dhe fetishe,, të cilat i plotëson kur i jepet rasti.
Profili seksual
Është e vështirë t’i rezistosh natyrës erotike dhe lojcake të Binjakëve, sepse ai gjen mënyrën të fitojë me talentin e tij komunikues, këdo të cilit ia ka vënë syrin! Seksi, komunikimi dhe miqësia bashkohen mes tyre për Binjakët, sepse ai është nga ata që dinë ta marrin kalanë nga brenda. Seksi nuk është gjithmonë sinonim i lidhjes për Binjakun e prapë, megjithatë, ai kujdeset që të bëjë seks me një person me të cilin ka lidhur miqësi. Do që edhe seksi të jetë i lirë, të bëjë realitet çdo fantazi që ka, pa menduar se mund të “shokojë” me shijet e veta! Mos u mundo ta mbash vetëm duke qenë i/e mirë në shtrat sepse me siguri do të dështosh, ngaqë ai kërkon gjithmonë më shumë. Binjakët konsiderohen si një nga shenjat jo besnike, mos u çudit pra, nëse të rrëfen një ditë se ka pasur paralelisht me ty edhe një eksperiencë tjetër seksuale! Seksi është frymëmarrje për natyrën e tij si shenjë ajri, rilindje dhe një nevojë trupore që nuk ka të bëjë me lidhjen.