Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

SEKSI DHE HOROSKOPI

Shenjat e horoskopit në… seks!

Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…

Akrepi
Preferencat seksuale: Akrepi e adhuron seksin në të gjitha format e tij! I pëlqen seksi romantik, sensual, pasionant, dinamik, i fuqishëm, i qetë, në varësi të humorit dhe rastit. E eksitojnë të brendshmet e zeza prej sateni, por edhe ato prej lëkure, e mahnisin zharrëtieret e tangat dhe nuk do t’u thoshte “jo” as prangave të veshura me peliçe dhe lodrave të tjera erotike që i ngacmojnë fantazinë. Zona e tij erogjene janë kofshët dhe e eksiton gjithmonë një prekje e butë, erotike në këtë zonë. Eksitohet kur partneri/ja e tij arrin t’ia mbajë zgjuar të pesë shqisat. Nuk i pëlqejnë momentet erotike banale, as seksi i sheqerosur, siç shihet nëpër telenovela.
Profili seksual: Në seks nuk ka kufij, pengesa dhe tabu për Akrepin e zjarrtë dhe erotik, sepse për të, seksi është burim i pashtershëm frymëzimi, energjie dhe dinamizmi. Nuk ka ditë që të mos i kalojnë nëpër mend fantazi të nxehta e ngacmuese seksuale dhe përpiqet t’i bëjë realitet gjithë dëshirat e veta. Seksi është për të një nevojë trupore, që e ndihmon të afrohet më shumë me partnerin/en. Është një mënyrë për të ndarë dhe përhapur energji. I pëlqen të provojë eksperienca të reja, nuk i shpalos lehtë aspektet e fshehta seksuale të karakterit të tij, por i tregon ngadalë-ngadalë. Nuk ngurron të nxisë, të eksitojë dhe të krijojë shumë fantazi me sjelljen e vet seksi e sfiduese. Çdo aktivitet i tij/saj seksual karakterizohet nga spontaneiteti dhe pasioni i fortë. Është një partner i besueshëm dhe besnik. Megjithëse nuk e refuzon seksin e një nate, në përgjithësi, e lidh atë me ndjenjat.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk e desha atë dhëndërr...

Next Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: JULIAN DEDA

Advertisement