Mbrëmë të ëndërrova. Ishe aq i bukur, i ëmbël, i buzëqeshur si dikur. Më tërhiqje pranë vetes dhe bërtisje: tregoj të gjithëve se ne të dy duhemi! Pastaj vrapoje plot gaz fushave. E unë dehesha duke të vështruar pa ndalur nga gëzimi më rridhnin lotët si shi. E çmendur hapa sytë dhe u ndesha me terrin e zi, me heshtjen e natës, me qetësinë e vdekjes. Ti nuk ishe askund. Më kot të kërkova…. Më kot e thirra emrin tënd… Më kot ëndërrova përqafimin tënd të ngrohtë… Qe sa ditë kam shpresuar që të të shoh të paktën në ëndërr që ta shuaj mallin që më përvlon shpirtin,dhe ja sonte më erdhe po me atë buzëqeshje të dikurshme. Oh, kurrë s’do të arrij ti kuptoj njerëzit kur thonë: “Çdo gjë harrohet,e e nesërmja sjell diqka të re!”. E unë kurrë nuk mund të të harroj, as që do të provoj ndonjëherë. Vitet do të ikin, por mua do të më shtohet edhe më shumë malli për ty! Do të jetoj çdo ditë me kujtimin tënd të paharruar, dhe çdo natë kur të bie në gjumë do të lutem që s’paku në ëndërr të më vish, sepse prej asaj dite që vdekja të mori unë mbeta të jetoj me ëndrra të kota… Arbit.
Si mos të enderroj kur ti me fale endrrat. Si mos te te besoj kur ti me ktheve besimin? O zot cdo dite te bekuar lutem qe te mos largohesh nga une. Lutem qe te vish sa me shpejt, lutem që të mos me braktisesh. Lutem qe te mos merzitesh kurre nga unë. Lutem qe te mos bëj dicka qe te te mund plagosi. Më fal per gjithçka kam bërë, per gjithçka te ka vrare apo te ka merzitur. E di me mire se vdes sesa te te merzis ty jeta ime. Më fal per gabimet e mia, per fjalet e pakuptimta, per budalliqet. Gjithshka kam bere e kam bere nga frika se mund te largoheshe nga mua, e ashtu do me sillje vdekjen. Se une ne kete bote vetem ty te kam e vetem ty do te kem. Më fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh, e mundohu edhe te me durosh, edhe të më duash pak se kjo eshte gjithshka kerkoj nga jeta… vetem dashurine dhe pranine tende, dhe mos harro qe gjithshka te ndodhi cfaredo te them apo te bej, sido qe te vijne punet une nuk do rresht kurre se te dashuri. E do te te dashuroj cdo dite e me shumë. Të lutem vetem per nje gjë, ti qe ma dhe jeten te lutem mos u bej vrases, mos ma merr prape ate duke me braktisur… Të dua… Estela.
Advertisement