Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund të ketë tiroidet djali im 9-vjeçar?

– Përshëndetje, doktor Dashamiri. Jam nëna e një djali 9 vjeç, i cili kohët e fundit më ka shqetësuar sepse është vazhdimisht i stresuar, qan dhe ka shenjat e një depresioni. Ai ka shkak real për të patur një gjendje të tillë, por unë kam filluar të dyshoj se mos vuan nga tiroidet dhe dua ta heq këtë merak. Ai ka vazhdimisht temperaturë 37 gradë (ka rreth një vit kështu). I kam bërë analiza gjaku, urine dhe feçe dhe më kanë dalë shumë mirë. Di që një temperaturë e tillë mund të ketë si shkak tiroidet, ndaj ju pyes. Unë vuaj dhe mjekohem nga tiroidet për mungesë jodi dhe gjithashtu, kam shumë noduj për të cilët mjeku më ka këshilluar operacion, për heqje të tiroides. A është e trashëguar tiroidja? A mund të kenë probleme të tilla fëmijët? Çfarë kontrolli duhet t’i bëj djalit? Faleminderit. Nëna 37 vjeçare.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonjë dhe nënë e nderuar, faleminderit. E kuptoj drejt shqetësimin që keni për fëmijen tuaj dhe gjej momentin t’ju përgëzoj edhe për mënyren e saktë të prezantimit të problemit. Duke filluar shpjegimin nga pjesa e fundit e pyetjes, pra, lidhur me shqetësimin nëse trashëgohen sëmundjet e gjendrrës tiroide, ju bëj me dije se në tërësi, sëmundjet kronike janë sëmundje përgjithësisht të trashëgueshme. Ky rregull konfirmon mundësinë që të gjithë fëmijët e lindur nga prindër që kanë probleme me tiroiden, mundet që në një moment në jetë të shfaqin edhe ata probleme të ngjashme. Duke vazhduar arsyetimin në të njëjtin rrafsh, mund të shtoj se nuk është qartësisht e sigurtë se fëmija juaj mund të trashëgojë problemet tuaja sepse kjo mbetet për t’u parë e vlerësuar më tej.
– Së pari, mosha e fëmijës është relativisht e vogël për të menduar se shkalla e dëmtimeve dhe sëmundja e gjendrrës tiroide është aq e rëndë sa e juaja. Së dyti, deri në këtë moment, nuk është se më keni vënë në dispozicion ndonjë ekzaminim te fëmija juaj enkas për gjendrrën tiroide. Së treti, nuk është përmendur asgjë në historikun e shëndetit të fëmijës tuaj që të ketë vuajtur me sëmundje të gjendrrës tiroide nga momenti i lindjes e deri më tani. Nisur nga situata jo e mirë emocionale që ka fëmija, nuk mund të arrijmë direkt në konkluzionin që kjo gjendje është e lidhur me ndonjë sëmundje të posaçme të gjendrrës tiroide. Mundet që kjo gjendje anksioze e vazhdueshme e fëmijës të ketë lidhje me çrregullime psikologjike infantile, me faktorë të ndryshëm apo edhe me një predispozitë të fëmijës për mospërshtatje në situata të caktuara. Lidhur me temperaturën që ju referoni, meqenëse ka një vit me të njëjtin shqetësim, duhet medoemos ta kishit dërguar te mjeku për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes së fëmijës. Duke mbetur në të njëjten linjë llogjike të shpjegimit të problemit tuaj, mendoj se nuk duhet të humbisni më kohë. Nxitoni për ta dërguar djalin në konsultë me një mjek të specializuar sa më shpejt të jetë e mundur. Domosdoshmërisht, një proces kronik me temperaturë subfebrile (37-38 grad c.) duhet të ketë një shkak dhe të gjendet ky. Lidhja e temperaturës me sëmundje të caktuara të tiroides në fakt ekziston, por nuk mund të përcaktojmë specifikisht në rastin konkret se cila është kjo lidhje. Me shumë gjasa, problemi mund të mos ekzistojë në tiroide, por të jetë një problem infektiv që mund të ketë lidhje me infeksione të ndryshme virale, parazitoza të ndryshme apo bakteriale etj. Si përfundim, nuk duhet ta merrni me shumë stres këtë situatë, por duhet të ngriheni në nivelin e përgjegjshmërisë prindërore dhe të kërkoni ndihmë te bluzat e bardha për të përcaktuar saktë situatën shëndetësore të fëmijës tuaj. Besoj dhe uroj mirërritje të fëmijës tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam shtatzënë. Çfarë ushtrimesh më sugjeroni?

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement