Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mos i kam transmetuar diabetin vajzës?

– Përshëndetje, Dr. Dashamiri! Jam një zonjë me diabet. Kam një shqetësim që nuk po më lë të fle rehat… Sot, vajza më kërkoi ta kafshoja dardhën dhe t’ia jepja. Ashtu bëra, por më pas pashë se dardha ishte e kuqe, më ishin mbushur mishrat e dhëmbëve me gjak. Kam frikë se mos me këtë gjak, i kam transmetuar diabetin vajzës? Ju lutem, më thoni, mos vallë ka rrezik të sëmuret? Si mund ta marrim vesh? Pres përgjigje nga ju. Faleminderit. Zana.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonja Zana! Në vend të falënderimit për pyetjen tuaj, do të kisha përzgjedhur një kompliment për mënyrën letrare dhe rrjedhën kronologjike të të shkruarit. Gjatë vlerësimit të pyetjes m’u desh ta lexoja me vëmendje letrën, ku nga detaji në detaj, arrita më në fund të kuptoja makthin që ju ka zënë. Në të vërtetë, kjo situatë jetësore është edhe një gjendje psikologjike që do të sillte ankth te çdo prind i një fëmije me probleme, ndaj edhe reagimi është brenda pritshmërive psikologjike normale. Zana, që në fillim, do të doja t’ju qetësoja dhe t’ju vija sadopak në ndihmë, duke ju sqaruar shkurt dhe prerë: Rrini pa merak sepse vajza juaj nuk ka asnjë shans të jetë tani me diabet e aq më pak, të jetë bërë e tillë nga kafshimi i një dardhe. Arsyetimin e mësipërm e bazoj në dy qëndrime profesionale: Së pari, sepse diabeti nuk është sëmundje infektive, me kuptimin që nëse një diabetik kafshon një gjë, prek një gjë ose shkëmbën një gjë me dikë tjetër, nuk ka asnjë mundësi që nëpërmjet këtij komunikimi ai të transmetojë diabetin te dikush tjetër.
– Qëndrimi i dytë ka të bëjë me faktin se nuk mundet dot që sasitë e larta të sheqerit që ka një diabetik të transmetohen ose t’i ngjiten një objekti apo forme tjetër dhe e kuptueshme këtu është se sado e ëmbël të ketë qenë fruti që ka kafshuar vajza dhe sado i lartë të ketë qenë niveli i sheqerit te ju, nuk besoj se do të kishte sjellë ndonjë shqetësim te fëmija. Ndërsa në lidhje me gjakun që keni vënë re te mishrat e dhëmbëve kjo më e shumta ka të bëjë mbase me dëmtimin mekanik që mund të ketë patur pas kafshimit. Këtu duhet të bëni kujdes pasi nëse vajza ka shpesh gjakrrjedhje, kjo edhe e palidhur me ushqimin, por e lidhur për shembull me ngacmimin që vajza mund të bëjë me duar te mishrat e dhëmbëve ose larjen e tyre, atëhere duhet ta shikoni me kujdes se mos fëmija juaj vuan nga ndonjë defiçit i vitaminave, kryesisht i vitaminës C dhe rrallëherë, edhe i vitaminës K. Edhe shkëmbimi i gjakut mes jush dhe fëmijës suaj nuk përbën rrezik transferimi të diabetit sepse edhe një herë po jua them që diabeti është një sëmundje metabolike nutricionale dhe jo sëmundje ngjitëse apo infektive. Kur më pyesni nëse mund ta merrni vesh që e ka apo jo këtë sëmundje edhe pse ju garantova me 100 % që fëmijës suaj nuk i është transmetuar asgjë nga sëmundja, për të qenë edhe ju emocionalisht më të qetë mund ta dërgoni fëmijen të kryejë një analizë të thjeshtë gjaku duke matur nivelin e sheqerit, pse jo edhe ekzaminime të tjera për të përjashtuar mundësinë e disa sëmundjeve të caktuara të mishrave të dhëmbëve apo defiçitit vitaminoz që trajtuam më sipër. Së fundmi, për të mos u zgjatur më tej, besoj se kam qenë i qartë dhe ju kam përcjellë mesazhet e mia ashtu siç duhet, duke ju qetësuar fillimisht ju dhe familjen tuaj që ai episod aq i “tmerrshëm” në përjetim nuk ka asnjë lloj rreziku për të gjithë ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

600 SHQIPTARE TE MASHTRUAR PER AZIL NE GJERMANI

Next Post

Kam mish të huaj në mitër

Advertisement