Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mjeku pergjigjet…

– Kam dëgjuar shpesh të thuhet: “ka mospërputhje të rrezusit të gjakut”, pra, Rh. Çfarë do të thotë kjo?
– Do të thotë që në rastet kur nëna ka Rh(-) dhe babai ka Rh(+), fëmija që do të lindë nga ky çift do të ketë 50 % ose 100 % Rh(+), në varësi të ndërtimit gjenetik të babait. Në çdo situatë kur nëna ka Rh (-) dhe babai ka Rh (+) dihet në përgjithësi dhe flitet për një “mospërputhje gjaku” klasike ose për një “mospërputhje Rh”.
– Çfarë duhet të bëjmë për të ulur kolesterolin, kur e kemi të lartë?
– Për të ulur përpindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet së pari të pini cigare dhe nëse jeni duhanpirës, duhet ta ulni dozën, gjersa ta ndaloni plotësisht. Duhet të mereni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt, duke ruajtur kështu një peshë ideale për moshën dhe gjatësinë tuaj. Përsa i përket ushqimit, mundohuni të shmangni yndyrnat e larta dhe konsumoni më shumë peshkun sesa mishin. Gjatë gatimit të ushqimit apo sallatrave, përdorni vajin e ullirit, më shumë sesa gjalpin. Një kujdes të veçantë duhet t’u kushtoni ëmbëlsirave, t’i konsumoni sa më pak të jetë e mundur sepse ato përmbajnë kryesisht vezë dhe dihet që ajo përmban shumë kolesterol. Duhet të evitoni sa më shumë edhe ushqime të tjera, siç janë sallamrat e ndryshëm, gjalpi apo djathrat; duhet t’i konsumoni sa më pak të jetë e mundur.
– Çfarë e dëmmton më shumë pankreasin?
– Një nga gjërat kryesore që e dëmton pankreasin është përdorimi pa kriter i alkoolit, prandaj duhet ta shmangni sa më shumë të jetë e mundur. Përdorni sa më pak kripë dhe yndyrna. Duhet të bëni një jetë aktive pa stres dhe të mundohuni të ruani qetësinë, pasi gjendja psikologjike ndikon shumë te pankreasi.
– Nga se vjen dridhja e duarve? A është nervore?
– Dridhja e duarve ka lidhje me gjendjen emocionale, pra, ka edhe shkaqe nervore dhe ndodh te personat me sistem nervor të ndjeshëm. Shkaqet mund të jenë: Nervore, të lidhura me streset, kalimin e situatave të vështira, përdorimi i duhanit, alkoolit, drogës ose pasojë e ndonjë sëmundjeje, si tiroidja ose helmimet nga përdorimi pa kriter i disa barnave.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gruaja nuk do të bëjë dashuri

Next Post

Vuaj nga zemra! A mund të ushtrohem?

Advertisement