Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

MINIKOMEDI…KONET E ZENGJINËVE

Dy personazhë punojnë si bebisister me kone. I pari e ka mësuar zanatin e në Kanada. I dyti në Francë. Shëtisin me dy-tre kone secili.

Bebisiteri I parë:- Ke dijeni për modën e fundit? Gratë e burrave të shtetit dhe të zengjinëve lindin fëmijë me pakicë dhe blejnë kone me shumicë! Fëmijët I dërgojnë për studime në Selaniqi, Romë, Paris, Londër, Hagë a në në Amerikë. Zagarët, që kanë zëvëndësuar boshllëkun e fëmijve në vila, I dërgojnë në Shkollën e Qënëve në Tiranës. Me këtë rast janë hapur edhe vende të reja pune për bebisiter. Nukdi a futen në defteret e vendeve të reja të punës, që ka hapur Rama.

Bebisiteri I dytë:- Ka edhe gojë të liga që thonë, se demek, disa zonja imitojnë filmat e Hollivudit me seks-dog, sepse burrat na qënkan bërë sterilë, sepse I thau jallania politikë! Unë nuk besoj, sepse më ngjan si propogandë antikombëtare!

Advertisement

I pari:-Ndërkohë janë shtuar investimet. Dyqanet që shesin zagarë janë shtuar si “kërpudhat pas shiut” në Tiranë, në Durrës, në Korçë a Shkodër. Në Tiranë është shkuar më tej. Janë hapur tre-katër hotele për zagarë. Dy janë me pesë yje. Normale. Jemi vend I paradokseve. Më shumë kujdes tregohet për zagarët se sa për fëmijët e romëve?! Por sa “qen luksi” ka në Tiranë?

I dyti:-Sipas statistikave zyrtare ka rreth 553 copë. Po të kemi parasysh faktin se 40 përqind e ekonomisë “noton në të zezë”, konet dhe qentë e zengjinëve duhet të jenë rreth 834 copë.

I pari:- Të të them një gallatë. Parlamenti, duke qënë I ngeshëm me punë, na paska nxjerë edhe një ligj për taksimin e qënëve të zengjinëve. Ligji është miratuar në tetorit të vitit 2006. Por deri më sot asnjë zengjin nuk ka paguar kokërr leku?! Pronari im më tha një ditë: Unë nuk paguaj faturat e dritave. Qeveria na vë taksa edhe për qëntë, sikur të jetojmë në Londër?!

I dyti:- Basha ka firmosur edhe një urdhër “ekstra”. Qentë e zengjinëve kanë të drejtë të shëtisin rrugëve të Tiranës dhe rrugicave të Liqenit Artificial. Qëntë e rracave supërjore dhe të rrezikshëm-dobërman- duhet të kenë maska në fytyrë. Pse u vendos ky rregull?

I pari:-Sebep u bë kafshimi që I bëri një qën race Tomorr Dostit, ishe deputet demokrat. Për fat të keq edhe kjo urdhëresë ka mbetur në letër.

I dyti: -Disa netë më parë u vranë 5 zagarë rrugaçë. Kur pikasa fatkeqësinë, i bërë dy gisht letër aktores së famëshmë franceze Brixhid Bardosë. Ajo drejton shoqatën “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të kafshëve”. Jemi miq në facbook. Ke dëgjuar për Brixhit Bardonë?
I pari: Sigurisht. Një gazetë e kohës ka shkruar se Brixhida bënte 1000 sex-shoë në vit! Bile e njëjta gazetë shkruante se Presidenti De Gol, mbante mbi tavolinën e punës një bust nudo të aktores së famëshme! Thonë se Gjenerali kërkonte të vinte në jetë një fjalë të urtë popullore shqiptare: Do maçoku mi të njomë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Ana Kallaku: Marrëdhënia ime me Gjinin e Portokallisë

Advertisement