Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
BARCALETA
Merita Merja, parukierja dhe estetistja më trendi në Shqipëri
Jam dënuar për trafik droge dhe gruaja kërkon divorcin

Merita Merja, parukierja dhe estetistja më trendi në Shqipëri

Merita Merja është një ndër parukieret shqiptare më me eksperiencë në botën e bukur të kurimit të imazhit. Moderne dhe trendy, e kuruar deri në detaje, Merita rrëfen në këtë intervistë gjithçka nga jeta e saj, pasionin për artin e së bukurës, vështirësitë që ka hasur, idetë, fantazitë e saj për stilimet dhe ngjyrat, dashurinë e saj për familjen dhe përkushtimin total ndaj artit të të zbukuruarit…
Fabjola Kuburi: – Merita, më trego diçka për veten. Si nisi aventura jote drejt së bukurës?
Merita Merja: – Merita është një njeri i thjeshtë që e ka nisur rrugën e bukur të parukerisë me dashuri dhe pasion. E kam dashur gjithmonë këtë gjë dhe me punë, ia arrita.
– A e kishe të vështirë në fillim?
– Sigurisht që po. Si çdo profesion, edhe parukeria ka vështirësitë e veta, por është një profesion shumë i bukur, nëse i përkushtohesh ashtu siç duhet. Unë e kam edhe pasion, edhe profesion.
– Si ke arritur deri këtu ku je? Kush të mbështeti?
– Dashuria ime për punën dhe familja, sigurisht.
– Cilat ishin vështirësitë më të mëdha që ke hasur?
– Mungesa financiare ka qenë një nga vështirësitë më të mëdha, por me mund e me punë arrita t’i siguroja dhe të krijoja folenë time të bukur të punës.
– Çfarë ka kaq të veçantë Merita?
– Ka të veçantë sinqeritetin, dashurinë për punën dhe origjinalitetin në ide e fantazi.
– Nëse nuk do të ishe bërë stiliste flokësh, çfarë do të ishe sot?
– Mendoj se do të isha bërë një avokate e zonja. E kam dashur gjithmonë profesionin e juristes dhe drejtësinë, prandaj, nëse nuk do të isha kjo që jam, me siguri, do të isha një avokate e mirë.
– Saktësisht, një parukiere duhet të merret vetëm me flokët apo me gjithçka që ka të bëjë me kurimin e imazhit të një femre?
– Saktësisht, një parukiere duhet të merret me gjithçka që ka të bëjë me zbukurimin. Flokët nuk janë gjithçka në parukeri, është një kompleks i tërë që zbërthehet sapo hyn në derën e parukerisë, të një parukerie profesionale, bëhet fjalë gjithmonë.
– Duke folur për stile dhe për dëshira, cili është stili yt?
– Jam te të gjitha stilet, por më personifikon modernia dhe klasikja, ndonjëherë, ndërthurja e të dyjave bashkë.
– Për ty, veshjet dhe produktet duhet të jenë domosdoshmërisht firmato?
– Po, kam shumë merak që veshjet dhe produket të jenë të mira dhe të shtrenjta.
– Si ndihesh profesionalisht pas kaq vitesh eksperience?
– Ndihem shumë e lumtur dhe shoh se si arrij pjekurinë profesionale çdo ditë e më shumë.
– Cili është raporti yt me ngjyrat?
– Unë shquhem për ide dhe fantazi në ngjyra sepse e kuptoj që në shikimin e parë se çfarë ngjyre i shkon një klienteje të caktuar. Edhe ngjyrat janë me personalitet sepse e kuqja nuk mund t’u shkojë të gjithëve, ose bjondja, ose e zeza. Kështu, mundohem dhe shpresoj t’ia kem arritur të realizoj idetë e mia te klientet që, siç e shikon, janë shumë. (Buzëqesh)
– Për cilin nga proceset që kanë lidhje me flokët, je krenare?
– Për ngjyrat dhe për shtimin e flokëve (eksteishën). Jam krenare për punën që bëj sepse janë produkte origjinale dhe që kënaqin dëshirat e klienteve për të qenë të bukura.
– Cila është karakteristika jote apo pika jote e fortë në profesion?
– Të kënaq pa fund klientet, që, kur të dalin nga dyqani, të ndihen më të bukurat në botë. Është parimi im kryesor.
– Nëse një kliente paraqitet në dyqanin tënd me një ide të caktuar për flokët, ti në fillim e këshillon apo i plotëson menjëherë dëshirën, edhe pse mund të jetë e vështirë për t’u realizuar?
– Unë mundohem ta këshilloj dhe ta bind se çfarë i shkon asaj, qoftë ngjyrë, qoftë stil. Pastaj, nëse ajo nuk bindet, do t’i plotësojmë dëshirën dhe të realizojmë atë që ajo kërkon.
– Çfarë të bindi të merreshe me artin e bukurisë?
– Dashuria ime për të bukurën. Më pëlqen të kujdesem për veten deri në detajet më të vogla. Përse të mos e transmetoj edhe te të tjerët dashuri?! E di që femrat i bëj të lumtura me punën që bëj.
– Shoh që në sallonin tënd ka shumë nxënëse që po mësojnë artin e parukerisë. Si është Merita, si mësuese?
– Unë nuk kam dashur dhe nuk dua të mburrem, por puna flet vetë dhe, përderisa kam kaq shumë kursante, do të thotë se puna ime pëlqehet. Merita është mësuese e dashur dhe e përkushtuar.
– Po nuseve, sa u përkushtohesh?
– Jashtëzakonisht, sepse dita e martesës është dita e tyre më e bukur dhe duhet të jetë ajo, dita që do të mbahet mend prej tyre. Unë mundohem ta bëj një femër sa më të bukur dhe shpresoj ta kem arritur në çdo nuse që kam stiluar.
– Ti kujdesesh për të tjerët… Po për ty, kush kujdeset, sa i përket pamjes?
– Gjithmonë kam kuruar veten.
– Dukesh në formë perfekte. Si arrin të kesh këto linja dhe këtë pamje kaq të bukur?
– Është dhuratë nga natyra, unë nuk bëj asgjë. Faleminderit Zotit për këtë dhuratë.
– Në dyqanin tënd kurojnë imazhin edhe shumë personazhe publike…
– Po, është e vërtetë, shumë personazhe, duke filluar që nga Enxhi Kamenica, Maja, Anjeza Branka, Elisabeta Marku e shumë e shumë personazhe të tjera që të më falin, sepse nuk mund t’i përmend të gjithë…
– Sa të veçantë dhe sa të thjeshtë janë personazhet publike shqiptare në syrin tënd?
– Në syrin tim, janë të gjithë të mirë, popullorë dhe shumë të thjeshtë.
– Cili është ai personazhi që të ka lënë mbresa të veçanta dhe pse?
– Elisabeta Marku është femër e bukur dhe e mrekullueshme.
– Po personazhi, të cilit i ke bërë stilimin më të bukur të flokëve?
– Nuk dua të bëj dallime sepse janë të gjithë të mirë dhe të bukur, por Enxhi Kamenicës i përkushtohem shumë. E kam edhe shumë xhan.
– Më thuaj dëshirën më të madhe që ke, për momentin?
– Të jem e lumtur me familjen time dhe me dritën e syve të mi, djalin tim, Sajmirin.
– Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë në jetën tënde dhe a do ta ribëje nëse do të përsëriteshin gjërat?
– Matem shumë para se t’i bëj gjërat dhe nuk jam njeri që bëj çmendurira, kështu që nuk kam se çfarë të përsëris.
– Deri kur shpreson të bësh punën që bën tani?
– Derisa të kem frymë! Është puna që dua të bëj dhe do ta bëj derisa të kem jetë.
– Je ajo që ke pasur dëshirë të jesh?
– Po, jam ajo që kam dashur të jem.
– Bashkë me ty, është gjithmonë…
– Djali im, Sajmiri.
– Lakmon?
– Kam ambicie, jo lakmi.
– Konkurencën, si e sheh?
– Nuk e kam parë asnjëherë. (Qesh)
– Aroma që të pëlqen më shumë…
– Guilty nga Gucci.
– Dashuria, për ty, është…
– Familja, djali im Sajmiri dhe puna ime.
– Ëndrra jote në sirtar…
– I kam realizuar të gjitha!
– Hakmerresh?
– Për gjërat që më cënohen, po.
– Primare, për ty, është…
– Të kem familjen mirë me shëndet dhe të jem mirë me punën.
– Xhelozon?
– Jo, shikoj punën time.
– Përshkruaje veten…
– E sinqertë, e dashur me njerëzit dhe e dashuruar me punën që bëj.
– Thënia që e ke edhe si motiv në jetë…
– Rastësia është mbretëresha e jetës!
– Ku mund të të gjejnë ato që duan Meritën, t’u ndryshojë imazhin?
– Te Rruga e Durrësit, Blloku i Ambasadave, Tiranë, ose mund të telefonojnë në numrin 0695368390. Do të gjejnë atë që u ka munguar gjithmonë, për një pamje sa më të këndshme. Faleminderit edhe stafit tuaj…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BARCALETA

Next Post

Jam dënuar për trafik droge dhe gruaja kërkon divorcin

Advertisement