Dokumentari “Love me Tinder”, bën fjalë për historinë e Francës, një gazetareje franceze, 32 vjeçe, beqare dhe regjisore e dokumentarit, e cila është “zhytur” për tre muaj rresht në botën e Tinderit, sitit të takimeve më në modë të momentit. Për ta bërë eksperiencën më të plotë, ajo shoqërohet nga Tomasi, 40 vjeç, beqar, edhe ai i gatshëm për të provuar fatin në sitin në fjalë. “Kanali televiziv France4, na porositi të bënim një dokumentar për këtë sit, kështu që menduam të vinim veten tonë në plan të parë”, shpjegon Franca. Love me Tinder propozon kështu një reflektim, të shoqëruar me humor, mbi këto lidhje që “match” (përshtaten) apo jo, mbi këto dashuri kaq të rrufeshme. Kamera e fshehtë ndjek nga pas dy personazhet tona, me takime që nganjëherë shkojnë “deri në 4-5 vajza në ditë” për Tomasin, skena të joshjes moderne, të ndërprera nga intervista me të rinj të moshës 16-35 vjeç, që shfaqin lirisht idetë e tyre mbi dashurinë. Kështu, pra, në 90 minutat e dokumentarit, shfaqet Tinderi, ndikimi i tij mbi organizmin dhe mendjen tonë, ndryshimi që sjell ai në jetën e Francës dhe Tomasit, cinizmin, zhgënjimin, frikën dhe mundësitë e shumta që ai ofron…
Advertisement