Të njoha papritur, ma more zemren me një shikim të vetëm. Zemra më tha se me ty kurrë nuk do ta gjej lumturine por unë nuk e dëgjova… E çfarë bëra e dënova veten me nje dashuri te fundosur qe nga fillimi. Isha verbuar e nuk po e shihja humbjen apo të pakten nuk pajtohesha me të. Tani nuk kam më askujt it lutem, kujt ti zgjas doren per ti ngritur shpresat e mia për jete e jo për te mu kthyer ti se kjo gje kurre nuk do të ndodhë. Netët janë te pafundme dhe vetëvrasese pa ty, pa dashurie tende. Vetëm errësira qe mbizotronte brenda mureve te dhomes sime i di te gjitha fshehtesirat e mia, e di dhembjen që e ndjej brenda në shpirtin e thyer. O Zot i madh që je mbi te gjitha, te drejtohem ty, ngaqë ti je i vetmi qe sundon per fatin e njerëzve… Kërkoj nga ti ndihme që të permirësoj gabimin tim e te mos e shkatërroj jeten time ne menyren me te vrazhdë duke humbur veten për një djale. Mirëpo nese gjithë kjo vuajtje nuk është denim per gabimet e mia ateher te lutem o Zot kthema dashurin time ta kem si dikur prane meje. Por kësaj herë nëese ma kthen te lutem te jete pergjitmone e jo te me largohet perseri e mua te me perseriten prap keto gjera siç po ndjehem tani. Ngushëllimi i vetem per mua është dashuria qe ishte afer meje edhe pse te tjeret na pengonin. E kuptova këtë gje kur te kisha prane, kur zemrat tona rrahnin forte ne kraheror. Po të pyes i dashur a jam duke te munguar, a je permalluar te me shohesh, të kthehemi ne ditet kur mendonim se vetem ne te dy jemi ne kete bote. E di se zeri im ska fuqi qe te arrij deri atje ku gjendesh tani, e pe ate po vuaj. çfarë do të më ndodhë mua kur ta besh nuse tjetren. Ajo dite do te jete kaptina e fundit e romanit dhe shpresoj qe ndokujt do ti sherbej si mesim për të mos rene ne dashuri ne njeri qe i përket tjetres. Oj zemra ime që po rrah diku larg meje me kilometra do të dua gjithmone, do te behem skllave e ytja sepse nëse vazhdon te jesh larg një ditë do te me humbesh pergjithmonë. Deri atëherë do të pres kthimin tënd.
Jetoj në vetminë tënde nëse dikush të lëndon, sa më dhemb ta dij se merr frymë por sje i lumtur. Për mua je engjëll që çdo natë më ruan, që në ëndrrat e mia shton qetësinë. Dhe duke menduar për ty pikon loti që gjithmonë ti e fshije nga sytë e mi. E mallkoj ditën kur rrethanat tona na ndan. E mallkoj çdo minut që ma kaplon shpirtin me vetminë e ankthit tim. E mallkoj jetën që më bëri të vuaj, e mallkoj botën që jam e vetmuar, sa do të doja që së paku vetëm dhe një herë të të kem afër që të mund të të ndjej e të të shtrëngoj fort. Kudo që je mos harro që edhe pse jemi larg zemrat tona janë afër. Nuk mund të të them dot lamtumirë, nëse në jetë ishe i vetmi që e dashurova. Nuk mund të flas e të bëj gjoja jam e lumtur. Në hapësiren time po plas jeta ime. Për çfarë jam në këtë botë nëse kur kjo nuk rrotullohet. Jam e vetme këtu dhe lutem për plagët të shkojnë, zemra ime ka hakmarrje që ma bën të vështirë të zgjohem. Sdua të dorëzohem, dua të të kem afër të kaloj jetën me ty përgjithmonë. Të të dua, nuk është zgjidhje, sepse nëse nuk të kam, atëhere ajo është e kotë. Por çfarëdo që ndodh me mua, të lutem, kurrë mos më harro. Eri.
Advertisement