Një artist amerikan ka ndërtuar një kështjellë gjigande prej rëre në Brazil dhe synon të marrë rekordin Gines për të. Kështjella 12 metra e lartë është dizenjuar dhe ndërtuar nga artisti amerikan Rasti Kroft, në qytetin e Niteroit, në gjirin e Rio de Zhaneiros. Një ekip nga libri i rekordeve Gines do të vizitojë statujën për ta matur dhe për të bërë llogaritjet nëse i plotëson kushtet për të hyrë në këtë libër. Kështjella, e ndërtuar me material që i reziston erës dhe shiut, do të shkatërrohet menjëherë pas vizitës së ekipit. Krofti, i cili ka ndërtuar këshjella rëre në të gjithë botën, e ka ndërtuar atë i sponsorizuar nga dy shoqëri amerikane, që duan të promovojnë produktet e tyre në Brazil.
Advertisement