– Një i afërmi im ka sëmundjen e psoriazës. Çfarë ushqimesh duhet të përdorë, kryesisht?
– I afërmi juaj duhet të bazohet në konsumimin e ushqimeve me bazë proteinash shtazore dhe bimore. Përveç kësaj, duhet të shmangë totalisht ushqimet pikante dhe të skuqura.
– E lexoj shpesh këtë rubrikë, ndaj ju drejtohem me një shqetësim. Jam e dobët fizikisht dhe për këtë arsye kam shumë marramendje, dhimbje koke e humbje totale të oreksit. Nga se më vijnë këto shqetësime?
– Me të dhënat që shkruani, duket se shqetësimet që keni ju, vijnë nga mosushqyerja e shëndetshme, sepse ju shpreheni se nuk keni fare oreks dhe kjo do të thotë që nuk ushqeheni sa duhet. Në këtë rast, do t’ju sugjeronim të vizitoheni te mjeku patolog, të bëni të gjitha ekzaminimet që do t’ju udhëzojë dhe në bazë të analizave, do të merrni këshillat dhe mjekimin e duhur. Të gjitha ato që përshkruani, pra, marramendja, dhimbja e kokës etj. vijnë edhe nga lëvizja e tensionit të gjakut, që mund të rregullohet kur ju të filloni të ushqeheni shëndetshëm, të ushtroni edhe ndonjë aktivitet fizik, ose të merreni me fitnes, por si fillim, drejtojuni mjekut.
– Kam dëgjuar se janë yndyrnat në gjak ato që shkaktojnë sëmundjet e zemrës. A është e vërtetë?
– Sigurisht, yndyra e rritur në gjak është e lidhur drejtpërsëdrejti me shfaqjen e problemeve të zemrës dhe enëve të gjakut, prandaj, herë pas here, mjekët, veç analizave të tjera, kërkojnë të bëhet edhe analiza e yndyrnave në gjak.
Advertisement