Horoskopi 2015
Peshorja
Viti 2015 po afrohet dalëngadalë dhe ne jua sjellin fare pranë me horoskopin tonë! Lexoni, pra, ç’thonë yjet për ju në vitin që vjen në fushën e dashurisë, punës, parave, formës dhe shëndetit…
Dashuria: Ju ua vini veshin nevojave tuaja dhe keni të drejtë! Dëgjojeni atë zërin e vogël, të brendshëm, që ju tregon rrugën që duhet të ndiqni. Meqë jeni shenjë e matur dhe që reflektoni, do të kuptoni se koha e reflektimit ka mbaruar dhe ka ardhur koha për të kaluar në veprim. Nëse jeni në çift, gjatë vitit 2015 do të jetoni një dashuri të plotë, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta shkatërrojë. Keni një dëshirë reale të rigjeni flakën e fillimit të lidhjes. Ky pasion do të ndezë edhe beqarët. Një shikim juaji dhe të gjithë do t’ju bien ndër këmbë, vetëm se kjo aftësi joshëse nuk duhet zbehur nga një posesivitet i tepruar. Kontrollojeni veten!
Puna, paratë: Horoskopi juaj parashikon se aftësia juaj joshëse do t’ju hyjë në punë edhe në sferën profesionale. Kështu do t’u përgjigjeni pritshmërive të shefave, do të shtoni dhe çoni përpara punën në ndërmarrjen tuaj dhe do të lidhni kontrata të reja. Megjithatë, duke u treguar shumë të zellshëm, rrezikoni të bëni xhelozë disa vetë në punë. Mësoni të jeni diskretë, që të mos lëndoni egot e disa kolegëve. Në fund të vitit duhet të bëni kujdes me paratë. Një i afërm do t‘ju këshillojë të mos shpenzoni më shumë sesa fitoni. Ju, do të dini të dëgjoni këshillat e tij/saj.
Shëndeti: Gjatë vitit 2015, do të dëgjoni emocionet tuaja dhe rrezikoni të jeni shumë të ndjeshëm, sidomos në fillim të vitit. Mënyra më e mirë për të evituar depresionin është ta ruani veten në maksimum. Bëhuni pak egoistë, kjo nuk shkakton asnjë dëm. Bëni fizkulturë të butë, si Pilates, gjimnastikë në ujë, etj. për të shtriqur trupin tuaj. Evitoni tensionet dhe zënkat në familje. Qëndroni zen dhe bëni seanca frymëmarrjeje, për të kanalizuar impulset nervore.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Vit i mirë për të menduar për studimet, kurset e formimit, për të hyrë në një ekip të ri pune.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Për shumë vetë do të mbyllet një etapë, qoftë në planin profesional, qoftë në atë sentimental.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Në gjysmën e parë të vitit mund të mbështeteni te persona të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Në gjysmën e dytë, do të jeni më autonomë dhe më të pavarur.
Vipa të lindur në shenjën e Peshores: Hilari Daf, Merion Kotijar, Guen Stefani, kejt Uinslet, Gineth Paltrou, Dita Von Tiz, Kim Kardashian, Naomi Uats, Zak Efron, Ketrin Zeta Xhouns, Uill Smith, Gineth Paltrou, Klajv Ouen, Kejt Uinslet, Hju Xhakmen. Leonardo Di Kaprio.