Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

HOROSKOPI DHE SEKSI

Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…

DASHI
Preferencat seksuale: Si burri, ashtu edhe gruaja Dash mund të karakterizohen me shprehjen “grumbullues eksperiencash”. Dashi është vazhdimisht në kërkim të eksperiencave të reja, origjinale dhe sensuale. E eksitojnë situatat e vështira erotike dhe i pëlqen që tjetri/a t’i bëjë rezistencë, para se të lidhet me të. Për Dashin nuk ekzistojnë tabutë në seks, çfarëdolloj gjëje që rrit epshin e tij dhe e eksiton, është edhe e pranueshme! Nuk ngurron të provojë seksin edhe në vendet më të çuditshme dhe të përjetojë momentet më pikante, të mbushura me rrezik dhe guxim. Pasioni është një nga karakteristikat e jetës seksuale të Dashit. Me të mund të provosh të gjitha pozicionet e çuditshme të Kama Sutrës dhe do të befasohesh nga durimi i tij, që është i pashtershëm. Vetëm mos harro kurrë se, për Dashin, seksi nuk i korrespondon lidhjes dhe, mos u habit nëse pas një nate seksi pasionant, ai/ajo do të zhduket dhe të mos marrë as në telefon!
Profili seksual: Për Dashin e zjarrtë dhe luftarak, seksi është një lojë aventure pa rregulla, është forca lëvizëse e jetës së tij, që e mbush me entuziazëm dhe energji. Do ta ketë gjithmonë vetë fjalën e parë e të fundit në seks dhe i pëlqen të lërë mbresa me aftësitë e tij/saj! Megjithëse jeta e tij seksuale karakterizohet nga pasioni, shumëllojshmëria dhe intensiteti, nuk mungojnë edhe momentet e romantizmit që u japin një notë emocionale kontakteve të tij seksuale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ushqimi me shumë yndyrë, i dëmshëm për spermën

Next Post

Cila është stina që bën për ty?

Advertisement