Videoja Drone Boning, e kineastëve Ghost+Covv është realizuar me anë të një droni. Në të mund të shohësh çifte që bëjnë dashuri, në mes të një natyre me peizazh mahnitës, si për shembull në mes të vreshtave, rrënojave, apo në breg të detit. Ky filmim, i shoqëruar me një muzikë magjepsëse të Taggart dhe Rosevud, largohet nga mënyrat klasike të xhirimit të një filmi pornografik apo erotik dhe na ofron pamje mbresëlënëse të disa çifteve amatore (regjisorët nuk donin profesionistë). Megjithëse Ghost+Covv kanë bërë edhe më parë xhirime me dron, është pikërisht Drone Boning që ka bërë bujë në internet, duke ngacmuar dëshirën e spektatorëve për të parë.
Advertisement