Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 82% e burrave të martuar që e kanë tradhtuar gruan e tyre, e kanë bërë këtë pasi janë bërë më fëmijë. Mungesë pasioni, përkujdesjeje… janë disa nga shenjat që i shtyjnë burrat dhe baballarët, të tradhtojnë. Victoria Milan, një sit i specializuar në takimet mes personave të martuar, ka bërë publik një sondazh të ri të realizuar për burrat dhe tradhtinë. Ky është siti i parë i hapur për takime të këtij lloji më 2010-n dhe kësaj radhe, në të janë shpjeguar arsyet pse burrat shtyhen të tradhtojnë partneren. Sipas rezultateve të sondazhit, të realizuar me 5000 persona, 82% e burrave të martuar pohojnë se kanë filluar të tradhtojnë pasi janë bërë prindër.
Gjatë këtij sondazhi, vullnetarëve që kanë marrë pjesë, u është bërë një pyetje e thjeshtë: «A ndikon fakti që bëheni me fëmijë, për të tradhtuar?». Për 30% të të anketuarve, problemi qëndron te seksi pas lindjes së fëmijëve. Ata pohojnë se, pas mbërritjes së bebes në gjirin e çiftit, ata nuk kanë marrëdhënie aq pasionante sa më parë me partneren. Bebeja që zgjohet në mes të natës, pelenat që duhen ndërruar, biberonat që duhen përgatitur… 23% e burrave të anketuar deklarojnë se këto ndërpresin shpesh një seancë seksi me partneren. Gratë që bëhen nëna, sigurisht që do të merren me fëmijët e tyre kur ata janë të sëmurë, apo kur kanë parë ndonjë ëndërr të keqe. Për këtë ankohen 18% e burrave, që pohojnë se tashmë gjithë vëmendja e bashkëshortes së tyre është drejtuar nga fëmija dhe jo më drejt tyre. Ndërkohë që pjesa tjetër e burrave evokojnë probleme ekonomike, apo familjare, si burimin kryesore të problemeve të tyre në çift.
Ndër 5000 personat e anketuar, 78% ishin martuar për herë të parë, ndërsa 22% nuk ishin në martesën e parë, një diferencë e madhe që i ka shtyrë autorët e studimit të bëjnë pyetjen nëse fakti i të qenit në një martesë të parë e shtonte dëshirën për të qenë tradhtarë.
Sipas Sigurd Vedal, themeluesi i sitit, në fakt, ekziston një lidhje. «Në përgjithësi, lidhjet e dyta, qofshin këto martesa apo marrëdhënie të tjera, janë më të qëndrueshme, sepse martesa e parë i ka ndihmuar burrat të kenë një qëndrim më të matur ndaj lidhjes», ka deklaruar ai. «Ndodh gjithashtu më shpesh që problemet të lindin kur bëhesh prind gjatë lidhjes së parë të çiftit, shto këtu faktin që je më i ri dhe me më pak eksperiencë».
Advertisement