Ja, një lojë e re që ka dalë në internet dhe që duhet evituar gjatë orarit të punës: Duke u nisur nga fotoja e një fytyre, duhet të përcaktosh nëse është shprehja e fytyrës së dikujt që i bie baterisë, apo e një aktori/eje porno. Loja në fjalë, e quajtur “cumming or drumming” ekziston në dy versione: Njëra “soft”, ku janë zgjedhur foto porno të viteve ’70, ‘80, të përpunuara dhe të bëra flu në disa vende strategjike dhe tjetra, “hard”, ku fotot janë shqeto. Atëhere, do të dinit t’u përgjigjeshit 10 pyetjeve-kurth?
Advertisement