– Përshëndetje! Kam një pyetje për sigurimet shoqërore. Xhaxhai im, i datëlindjes 1953, ka gjithsej 23 vite punë, përfshirë këtu edhe vitet e ushtrisë që kanë qenë në atë kohë. Ka bërë punë të vështirë, pra, futet te kategoria e punëve të vështira. Pyetja që kam, është kjo: Kur ka të drejtë të bëjë procedurat për pension dhe a e përfiton këtë gjë me këto vite pune që ka bërë këtu në Shqipëri? Tani, ai ndodhet jashtë, por do të kthehet dhe do të marrë pensionin shqiptar. Pres një përgjigje. Faleminderit.
Insituti i Sigurimeve Shoqërore: – Bazuar në Nenin 31, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili përcakton kushtet që duhet të plotësojnë personat e siguruar për të përfituar pension pleqërie dhe konkretisht, në rastin e xhaxhait tuaj, është mosha 65 vjeç dhe periudha e sigurimit, prej jo më pak se 35 vjetësh. Sipas të dhënave që na shkruani, xhaxhai juaj i përket datëlindjes 1953 dhe del në pension të pjesshëm pleqërie në vitin 2018, sepse për të përfituar pension në kushtet e kategorisë së dytë, veç moshës, duhej të kishte 26 vite e 4 muaj punë të vështirë dhe 35 vite sigurim gjithsej, në kushtet e kategorisë së tretë. Faleminderit.
Advertisement