Furtunë
Bie një rrufe e paparë. Klienti, i telefonon qendrës së asistencës:
– E dëgjuat atë rrufenë që ra pak më parë?
– Po, ndodhi gjë?
– Jo ndonjë gjë e madhe… Kompjuteri mori flakë, ndërsa tani po nxjerr tym. Çfarë problemi mund të ketë?
Gradat
Gjenerali i dorëzon gradat një ushtaraku, duke i thënë:
– Kjo ishte e jashtëzakonshme! Nga rekrut, u bëre kapter, pastaj rreshter, kapiten, kolonel, ndërsa tani, së fundmi, gjeneral! Dhe, ta mendosh… Gjithçka, brenda tre muajsh! Urime!
– Faleminderit baba!
Një ditë më pas…
Një tip shkon të ngushëllojë shokun e tij, të cilit një ditë më parë i kishte vdekur gruaja. Troket në portë, por nuk ia hap askush. I shqetësuar se mos shoku i vet, nga dëshpërimi, ka vrarë veten, shkon të shikojë nga dritarja dhe, shikon çfarë nuk ia merrte mendja: Shokun e vet duke bërë dashuri me kamarieren!
– Uau, Gent! – thërret i skandalizuar – Çfarë bën kështu? S’ka kaluar as një ditë qëkur të vdiq gruaja!
– E shikon? – ia kthen tjetri. – Jam aq i shokuar sa as vetë s’e di çfarë po bëj…
Ndryshimi
– Sa është ndryshimi mes gruas dhe dashnores?
– Tridhjetë kile!
– Sa është ndryshimi mes burrit dhe dashnorit?
– 45 minuta!
Të sapofejuarit
Një çift vendos të martohet. Ai është 90 vjeç, kurse ajo, 88. Ata hyjnë në një farmaci dhe i fejuari pyet farmacisten:
– A keni ilaçe për zemrën?
– Po.
– Po për artritin?
– Po, patjetër.
– Po ilaçe për reumatizmën?
– Po, po…
– Për kolesterolin?
– Sigurisht…
Atëhere, i fejuari e shikon ëmbëlsisht të fejuarën e tij dhe i thotë:
– E dashur, si thua, ta bëjmë këtu listën e dasmës?
Në udhëtim
Pasagjerja: – Zoti, taksist, ju lutem, tregohuni i kujdesshëm… Jam nënë e nëntë fëmijëve!
Taksisti: – Ashtu? Dhe pastaj më kërkoni mua të jem i kujdesshëm?