Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më thuaj ç’ditë ke lindur, të të them si je?

Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë…

Keni lindur të MËRKURËN
Personaliteti juaj: Ju jeni nën ndikimin e Mërkurit, i cili lehtëson komunikimin dhe qarkullimin e lirë të ideve e qenieve. Shpejtësia dhe reagimi juaj janë legjendare. Ju keni fat me paratë, në lojërat e fatit dhe dini si t’i arrini objektivat tuaja. I besoni shumë, nganjëherë tepër, intuitës suaj, gjë që mund t’ju bëjë të mos kapni disa mundësi, sidomos financiare, sepse “nuk i ndjeni”. Megjithatë, ju ia dilni mbanë gjithmonë, kryesisht falë njerëzve që ju rrethojnë, të cilët dini t’i zgjidhni shumë mirë.
Dashuritë tuaja: Ju pëlqen të udhëtoni, të lëvizni, të takoni njerëz të rinj dhe asgjë nuk ju mërzit më shumë sesa rutina. Jeni zbavitës e impulsiv dhe mund të bini në dashuri me shikim të parë, por ndërroni shpejt mendje, gjë që ju jep një reputacion prej joshësi/e. Thellë brenda vetes ju thjesht jeni i/e tmerruar nga ideja e lidhjes me dikë, e jetesës në çift, e dedikimit ndaj një njeriu të vetëm. Ju mund t’ia dilni mbanë nëse do të bëni disa lëshime, por do të keni gjithmonë nevojë të ruani privatësinë tuaj. Më shumë do të keni afërsi me një saturnian (që ka lindur të shtunën). Ai do të dijë t’ju qetësojë dhe t’ju bindë se lidhjet afatgjata mund të jenë të mira.
Jeta juaj profesionale: Ashtu si Hermesi, apo Mërkuri, perëndia me krahë në këmbë, juve ju pëlqejnë kontaktet, shkëmbimet dhe mund të bëni karrierë në fushën e tregtisë, apo komunikimit, si mediat, gazetaria dhe të shkruarit. Ju keni një dhunti të lindur për të mësuar gjuhët e huaja dhe për të nxjerrë në pah ide apo projekte. Mbi të gjitha, ju pëlqen të ndërroni mjedis dhe pa dyshim, do të keni shpesh dëshirë për të ndërruar punë. Ju bëni përpara pa probleme në punë, megjithëse shpesh e keni të vështirë me hierarkinë…
Kafsha juaj e preferuar: Tigri, leopardi, felinët në përgjithësi
Fjalët kyç: Të udhëtosh, të lëvizësh, të flasësh, të komunikosh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Llazanja italiane

Next Post

- Është një emision te një televizion shumë i njohur për ne këtu, tek i cili luhet për të fituar lekë dhe, qëkur ka filluar emisioni, nuk ka fituar asnjeri. Kaq budallenj janë këta njerëz që shkojnë atje? Ardi Bosi.

Advertisement