Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime, pershendetje…

Edhe 100, Rahel Kaso!

Gjyshërisht…

Rahel e Rigersit tim
I jep gjyshit frymëzim,
Të shkruaj pa qenë poet
Je një zanë e vërtetë.

Advertisement

Një varg unë e një varg gjyshja,
O filiz nga fidanishtja,
Bijë e trëndelishtes sonë
Lule je, lule të thonë.

Je si degë e fortë lisi,
Biskonjë nga Rigers–Irisi.
Gjyshërve u sjell pranverë,
Me aromë i mbush përherë.

Mbesë ke hyrë në portë të fatit,
Ç’na mjalton o mjaltë i mjaltit!
Na mëlcon, moj e bekuar,
Gjyshët ndihen të rinuar.

Të dy themi në një gojë:
Porsa vargmalet të rrojë
Mbesa jonë, katërvjeçare,
Gjembi mos të shpoftë fare!
Gjyshët: Haso dhe Tare Kaso, Tiranë.

Mesazh urimi për dy librat e rinj, Flamur Bërdëllima!
Si mjek neuropsikiatër,
Më ke lënë pa bukë në vatër
Shkruan dhe për budallenjtë
I krahason me “të mëdhenjtë”
Oh, janë shtuar pa doganë
Sot paskan marrë dynjanë
Na dhe dy libra njëherësh,
Si me kafshë dhe me njerëz
More Flamur Bërdëllima,
I nxjerr shpesh “minjtë” nga vrima!
Sa mirë bën o mençurak
I fut shpesh ata në çark… Izet Çulli (Neuropsikiatër)

– Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Rikonstruksioni i plotë i kalasë së Lezhës, ma ka bërë zemrën mal, i dashur Viktor. E di, që ka qenë edhe një nga ëndrrat e tua bazale dhe ja ku po realizohet. Të uroj fort lumturi i dashur miku im Viktor Tusha, kryetar i bashkisë Lezhë.
– “Sa shtëpi e bukur”, i thashë shoferit të taksisë, në Beltosë të Shkodrës. Është e Paulin Gegës, m’u përgjigj. M’u bë zemra mal që e ke çuar cilësinë e jetës në këto nivele, i dashur Paulin. “Hallall buka”, si thoni ju, nga anët tuaja!
– Nuk e di çfarë ke, i dashur Shefit Kastrati, që nuk ma hap telefonin, por dua të them se në “trenin” e respektit tim për njerëzit, ti, “udhëton” në klasin e parë, bashkë me S. Gjicin, H. Halilin, M. Hasalamin e plot kuksianë të tjerë. Ka edhe që “zbresin”, se u skadon “bileta” e të qenurit Njeri. Por ti (të siguroj), nuk hyn tek ata! Të uroj fort!
– Njoftimi qe sa befasues, aq edhe i këndshëm. I kam njohur në kohë dhe rrethana të ndryshme, Abaz Hadon dhe Klodiana Shpendin. Tani, këta dy miq të mitë, do të bashkëprezantojnë një emision shumë dinjitoz për artin pamor, jo vetëm në TVSH: Emisioni “Art and Art”. Urime nga zemra të dyve.
– Të uroj ty, shoku im i vjetër i shkolltës, sot deputeti Antastas Angjeli, që shkove deri në Boston të SHBA-ve, për të marrë pjesë në meshën për nder të mikut tonë Artan Santo. Paç gjithnjë të mira, i dashur Caci!
– Qëkur nuk ha më mish, konsumoj peshk dhe peshkun e blej te lokal “Zylyftari” afër shkollës “Petro Nini”. Me pronarin kënaqem, se ai flet një anglishte të kulluar. Tani, ai ka hapur edhe një lokal tjetër dhe nuk është aty, por është Vali, kjo vajzë nga Burreli. Në fakt, nënë me dy fëmijë, por o Zot, sa e edukuar. Edhe peshku të shijon më shumë në këto raste, e nderuara Vali! Urime!
– Ti nuk ke lidhje administrative apo organizative me shahun, po ndërkohë, je babai i Rezart Taçit, presidentit të federatës. Ishte një gëzim i madh për të gjithë, që një vajzë shqiptare 8 vjeçe, Klea Shyqja, zuri vendin e nëntë në Gjeorgji, duke lënë pas 54 shahiste. Kjo të gëzon, apo jo, miku im i shtrenjtë Mustafa Taçi! Urime të gjithëve.
– “Heronjtë e Vigut” do të rikthehen në Shkodër. Dikush i çoi për skrap në Mal të Zi, por aty ka edhe një Paulin N. Radovani, me gjak shqiptari në deje. I pagoi vetë shpenzimet e rrugës dhe jo vetëm, kështu që për 70 vjetorin e çlirimit, Shkodra do t’i ketë në gjirin e vet dëshmorët e luftës për liri! Urime Paulin!
– Me 7 tetor të urova që mbushe 52 vjeç, miku im Armando Duka. Tani të uroj për titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës”. Unë vërtet dua Gonin më shumë, por në zemrën time ka vend për të gjithë njerëzit e mirë. Puthe fort çunin e “Serbisë” dhe pa dyshim, Verin e palodhur. Urime edhe një herë.
– Kur po shkruaja këtë urim, i dashur Ardi, m’u kujtua titulli i një romani “Sikur të isha vajzë”. Sikur të isha vajzë që të kurohesha aty te Akademia jote e Parukerisë. Sa herë të kam parë, me vështrimin dhe buzëqeshjen e qetë. Të uroj për 20 vjetorin e Akademisë, edhe pse nuk kemi muhabet. Të priftë e mbara, kurdoherë, Ardi Borova!
– I dashur Bardhyl Minxhozi, drejtor i Shoqërisë së Sigurimeve “Atlantik”! Besoj se e di që në Shoshaj të Burrelit, në një lokal që mban emrin tënd të shkurtuar “Luli”, kam qenë edhe unë, kam takuar edhe pronarin Ismail Terziu dhe jam kënaqur. Të uroj gjithë të mirat, i dashur Luli, por Qemali mbetet zemra im!
– Më bën përshtypje respekti yt për ata që kanë ndërruar jetë dhe prehen në Shtish–Tufinë. I tillë ke qenë, Besim Kuka, njeri i madh, sportist i madh, zemër flori. Të uroj fort nga zemra, miku im i vjetër.
– Më shumë të kam takuar në Tiranë, por unë e di se ti je një nga avokatët më të mirë në qytetin e Lezhës, i dashur Preng Cuni. Ndërkohë, veçoj vlerat e tua si njeri dhe bindjet e patundura politike. Të uroj gjithë të mirat, miku im!
– Të kam thënë i dashur Preç Zogaj: Pena jote përvëlon mbi të qënurit politikan. Këtë e tregon edhe një herë libri yt më i ri, “Fillimet”. Urime nga zemra, miku im i shtrenjtë që të dua fort!
– Më befasove i dashur Astrit Veliaj, me godinën e Shkollës së Mesme “Albania College” në Durrës. Ia thashë edhe Mirush Kabashit: “Astriti flet pak, po bën shumë”. Të uroj fort, miku dhe patrioti im, Astrit Veliaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 mite të pavërteta për shëndetin...

Next Post

Ish-bashkëshorti më ka rrëmbyer fëmijën. Si ta gjej?

Advertisement