Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime, pershendetje…

Kushtuar mbesës Elia…
– 20 Maj ‘14
Është ditë e shënuar
Kur pa gdhirë mirë
Vjen haber i gëzuar.
– Lajmi vjen nga Niko
Vjen nga Niko Damo
Xhilda u bë mama
Niko, patera.
– Lajmi është i mirë
Është lajm myzhde
Një shpërblim i vogël
Niku, nga unë e ke.
– Nga ky çift i ri
Sot që me sabah
Lindi vogëlushja
Me emrin ELIA
– Po ashtu dhe unë
që u bëra papu
jam pak i vonuar
Por shumë i gëzuar
– Por papu i I
Nuk jam unë
Është Ilia Damo
Rrobaqepës me vulë
– Ilia jam dhe unë
Sa çudi amani!
De facto, në Greqi
Më thonë Ilia Shabani
– E moj qinoni
Popull o milet
Sa lezet ka shtëpia
Kur qan fëmija
– Ajo nuk po qan
Por ti se kupton
Ajo në të vërtetë
Këngën po këndon
– Kohët kanë ndryshuar
Nuk është si më parë
Kur i thuhej nuses
“Të vrava po s’bëre djalë”
– Ti në trungun tonë
Nuk je e vetmuar
Janë dhe 3 koricia
Por janë të larguar.
– Zabel e Nikoli
Janë në Itali
Sofia që pret motrën
Si konteshë në Greqi
– Gjysma jeni greke
gjysma shqiptare
Zabeli e Nikoli
Janë italiane.
– Ju nuk jeni gjysma
Por jeni të plota
Sepse këtë zakon
Nuk e ka më bota.
– Xhilda shqiptare
Niko Elianesi
Nga ky shartim doli
Elia hibrid i vërtetë
– Në gazeta “Intervista”
Unë po e botoj
Është gazetë me nam
E me shumë humor
– Ajo të ngacmon edhe të qorton
Por më shumë ajo të thumbon
Këtë gazetë të madhe
Ku Kaso Kosa shkruan
– Më shumë s’di të shkruaj
Sepse nuk jam gazetar
Në fakt, jam agronom
Për bujqësi di çdo nom. Shaban Jahollari

Adil Brahim Kaloshit, atdhetar, bamirës, dijetar…
E njoha Adil Kaloshin, djalin nga Bytyçi/ që jetën e tij e ka nisur nga “hiçi…”
Trim edhe i zgjuar me plot shokë e miq/ lindur edhe rritur në fshatin Viliq…
Shtëpia e parë në mes shumë oxhaqesh, për bujari dhe pajtim gjaqesh
Që në rini, Adil Brahim Kaloshi/sytë nuk i ndante andej nga Vermoshi…
Si djalë me diplomë dhe me shumë kulturë/ s’mundi ta duronte jetën nën diktaturë!
Ndaj kishte vendosur për t’u arratisur…/ Një natë pa hënë, sapo qe të ngrysur…
E kishte ndarë mendjen se ose në burg/ ose çaj ferrën e shkoj në Salsburg!
Këtë ia tha nënës me shpirtin copë e çikë/ a mos, Adil, i tha, për ty kam shumë frikë
Më mirë të rrimë te shtëpia jonë, e dashur/ Edhe pse të varfër e me zemrën e plasur
Ah, moj nënë e dashur, s’mund të bëhem “urë” / kur njerëzit po na i vret, kuçedra-diktaturë.
Porse më ka thënë mua një mik dijetar… / Jetë plot “pallavra” e krejt pa lezet!
Ndaj do të ecim drejt andej nga pyjet / këtë natë pa hënë, me drejtim nga yjet…
Drejt fatit tonë për të “gjetur” Evropën / them që ta marrim me vete edhe lopën
Kushdo që të na shohë, se kjo është e mundur / T’i themi që po e kërkonim këtë lopën e humbur
Dhe ja po kthehemi, tani për në shtëpi / se shyqyr që e gjetëm në këtë nahi!
Dhe bashkë me nënën e me lot në sy / e mbajte busullën drejt për në Veri…
Pas disa ditësh, nëpër pyje dhe ferra../ qave, kur ju dolët ndër shtetet e tjera…
Mësues ke qenë, 3 herë i dekoruar/ por kjo më shumë t’u duk e “merituar”
Dhe koha tregoi se ti kishe të drejtë/ për jetën e bukur që ndërtuat vetë…
Atje në Salsburg, patriot e atdhetar / je një bamirës, por je edhe dijetar…
Krijove familje dhe bëre shumë punë/ çudite Austrinë se kudo le gjurmë…
Hajër panë prej teje Kosova e Tropoja/ Nga fjalët e tua, si mjalti nga goja…
Ndaj edhe populli, të ka “pagëzuar”: / “Adil Ambasadori” por i pagabuar!
Kushdo që njeh Adilin ka njohur një thesar, / Njihet në Salsburg, shqiptari – lapidar…
Lapidar me vepra, me punë e me fjalë/ “kollo” tropojani – “lapidar” i gjallë…
Për Bytyçin shkrove shumë monografi / me qindra faqe, plot art e dashuri!
Ndaj edhe jetën aq shumë po e gëzon/ se për të tjerët duket sikur jetoni
Krenohet Bytyçi që të ka ty djalë/ krenohet Shqipëria, o tropojan i rrallë,
Ndaj “labja” Lida e fëmijët të duan shumë/ se Adil “Kollosi” për shekuj ka lënë gjurmë
Te festa e shtëpisë time, i pari që ke filmuar/ Dhe Jashar Demiri, s’ta paska harruar
Se erdhët nga Austria me kamerat në dorë/ Bashkë me Islam Laukën, ecët nëpër borë
Ndaj në jetë ju paçit vetëm progrese, shëndet e fat dhe kudo suksese
Miqësisht, me dashuri, nga Shqipëria, Prof. Dr. Jashar Demiri.
Ju siguroj se me 2 Maj 2018 do të emërtohet shkollë me emrin tuaj… Shkolla “Adil Kaloshi”

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– I dashur Stefan Vuçani! Sa mirë ndihem intelektualisht kur ti vjen për kafe. Onturazhi ynë, është i përbërë nga matematicienë, pianistë etj. etj. Por, ti je ti; me kujtesën fantastike, kulturën enciklopedie dhe zemrën flori! Të uroj gjithë të mirat e kësaj jete, shoku im i shtrenjtë!
– Për nder, sa herë dëgjoj këngëtarin Vaskë Curri, përlotem. Ky talent i madh i Përmetit dhe gjithë Shqipërisë, që në pamje rrezaton vetëm mirësi. Të uroj jetë të gjatë, ty, Artist i Madh!
– Prapë një përmetar! Këtë radhë është presidenti i firmës së famshme të luleve “Kaleshi”. Si nuk plakesh, o njeri! Sa kujtime kam me ty, u bëfsh 100 vjeç!
– Nuk e di kush janë botuesit e gazetës “Laberia”, po si zanatçi i gazetarisë (dhe jo lab), them se është një ndër më të mirat në Shqipëri! Fakti që ata botojnë një gazetë për vendlindjen, i nderon shumë. Tjetër gjë është se aty shkruan edhe miku im Albert Xholi, të cilin e dua dhe respektoj shumë. Urime!
– Para nja dy numrash, pashë tek “Intervista” një ekstrakt nga libri i mikut tim të shtrenjtë Stavri Kristo. Ngjarja ndodhte në Rusi, por trimëria qe brenda Stavrit! Siç të kam thënë, gjithnjë: “chapeau”, i dashur mik. Të heq kapelen, pra!
– Siç ta kam thënë, edhe disa herë kur kemi pirë kafe, qetësia dhe këmbëngulja janë dy tipare të qenësishme tek ti, i dashur Ilir Meta. Kjo ka krijuar vërtet një shkollë drejtimi të Kuvendit! Të uroj jetë të gjatë dhe ma përqafo fort Rexhepin, komisarin tim të shtrenjtë!
– Nuk është puna se foli Kryeministri, apo se është fjala për një program, por realisht, rigjallërimi i minierave, është jetik për Shqipërinë, kështu që të uroj t’ia dalësh mbarë me dinjitet, detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Minierave, i dashur miku im, Mehmet Hasalani.
– Ky Izet Culli më ka hyrë fort në zemër me artin, po edhe korrektesën e tij. Kështu mbetsh përherë, miku im mjek dhe shkrimtar!
– Më kish marrë malli, i dashur Paulin Radovani, prefekt i Shkodrës. Po të pashë gjatë vizittës së K/Minitrit në Shkodër. Ndërkohë, duhet ta dish se sa herë pi kafe me Tom Doshin, të kujtojna me shumë respekt. Të përqafoj fort!
– S’para shoh më emisione politike, po ndryshon puna kur vjen e enjtja, se shoh tre miq të mitë aty te Blendi: Artan Hoxhën, gazetarin e Nevvs-24, Andrea Stefanin dhe dobësinë time, Artan Hoxhën tjetër, drejtor i J.S.B-së. I uroj të tre fort nga zemra për mendimet e vyera.
– Edhe tani që shkova në Shkodër, për këto inagurimet e fundit, naftën e mora te Gega-oil. Kam folur vetëm në telefon me Paulinin. Disa të tjerë i kam takuar te zyrat, aty te “Kullat e Fidelit”. Sinqerisht, më bën përshtypje edukata e punonjësve të pikave, por edhe aty të administratës. Ju uroj gjithë të mirat!
– I dashur, Met Muça! Të kam çuar disa mesazhe, tani po të shkruaj. Jeta (siç e di ti ma), nuk është vetëm vaj ulliri safi, apo bakllava… Ti tani ke “Levën e Arkimedit”, dhe mbi të gjithë, gjithë atë njohje. Ndaj, them se rreshtohesh te të lumturit. Pa folur për zemrën flori! Urime!
– Rasti i ditëlindjes, më jep mundësin të të uroj “Edhe 100, miku im, Armando Duka”. Ky përvjetor të gjen në krye të një futbolli shqiptar, vërtet dinjitoz. Të fala Gonit dhe Verit.
– I kam ende të freskëta emocionet nga bisedat me ty, i dashur Kreshnik Collaku. Në qendër ishte babai yt dhe mësuesi im i truqishtes, i paharruari Shaban. Përfitoj nga rasti të të uroj unë dhe miku ynë Stefan Vuçani!
Përshëndes mikeshat e mia duke filluar me Dorina Sadikun, Anita Kolen, Fluturen Kj. Floren Kj. Luljeten Kj. Përshëndes dhe dy Marsidat nga Kj. Dhe 4 Anat, Anën Korçë, Anën Kj. Anën Tr. dhe Anën Shk. Në veçanti dua të përshëndes mikun tim Artur Jakun. Me respekt për të gjithë ju, nga Dolce Baci.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Anesteziku më i ri vjen nga bletët!

Next Post

Çfarë di për disa pjesë të çuditshme të trupit të njeriut?

Advertisement