Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

TARASI

“Në qoftë se diçka nuk nis mbarë, gjithçka do të shkoi ters!” Ky paradoks me origjinë amerikane, shkruar tek Ligjet e Mërfit, sikur ishte gatuar për familien time…Në mes të qërshorit, me diellin saç prapa zverkut, mbritëm në Modunjo, një qytet brenda zonës industriale të Barit. Atje banon prej 20 vjetësh nipi im Artian Myrtezai. Sa mbriti në Itali u martua me një italiane të fisme, dhe në bashkëpunim bënë një djalë e një vajzë. Për të ndihmuar Italinë, nipi ka marrë me vete gjysmën e fisit.

Sipas zakonit shqiptar, ende pa e “tretur” lodhien dhe sëkëlldinë, zonja ime vendosi të bëjë një vizitë në supermaket, sepse e bija e Zeqos majë thanës, i kishte thënë se Italia është më e lirë se Shqipëria. Kur u kthyem për në shtëpi, ndodhi hataja. Në fillim ngatërruam rrugën. Ndaluam makinën për të pyetur një një djalë azgan, me nënë e babë prej Italie, që qëndronte hipur mbi një motorr. Ai me shumë mirsjellje na tregoi rrugën… dhe pa shumë takt ja rrëmbeu nga dora grus një nga çantat. Për fatin e zi të hajdutit, çanta në vend të parave dhe pasaportës, kishte disa mallra “alla-Frenga” që I blemë në supermarket. Që nga ai çast, na u fut lepuri në bark dhe nuk e shijuan siç menduam tokën e bekuar italine.

Ditën e pare shkuam në Çezena. Shëtitëm pallatin dhe kopështet e mbretit të Napolit. Biro o Mina! Bukuri e rrallë! Para e derdhur lumë! Histori nga ato me “brirë”. Mua, që në shumë raste më pret truri eksiq, regjistrova vetëm njerën: Mbreti me mbretëreshën flinin të ndarë! Secili kishte dhomën e vet të gjumit. Nuk u trashëguan, sepse mbreti vdiq nga sifilizi në Vjenë! Po si ndodhi kur flinin veç e veç? Kush ta ketë përdredhur?…Shkenca ende, nuk e ka ndarë shapin nga sheqeri?!

Advertisement

Në mbrëmje përfunduam në Napoli. Kur pashë grumbullin e plehrave anës pallatave, thashë me vete: I biem në qafë kot Bashës për punën e kazanëvë të plehrave. Ndërsa zonja u bënte “zbor” dyqaneve, unë për të shtyrë kohën nisa të bisedoj me emigrantët që shisnin mallra, si puna e Gabit në Tiranë?! Mustafai më llafosi për Senegalin, ku kishte lënë gruan me gjashtë kalamanë, edhe pse nuk kishte mbushur të tridhjetat! Danieli, që kishte qënë në Shqipëri në vitin 1980, më tregoi për revolucionarin e fundit: Daniel Ortegën nga Guetamala. Edhe Ortega kishte bërë shkollën e Enver Hoxhës. Tek Ortega ishin nakatosur: Gjeniu i artit ushtarak, diktatorit dhe psikopatit…

…Ja një fytyrë e njohur… Ishte miku im Meti, dikur ujk deti, dmth., marinar, sot është emigrant në Itali. Botë e vogël,- i thashë unë. Pas 20 vjetësh u takuam në Napoli. Meti nisi të më tregoi, pa e pyetur.

“Lashë detin, për një ofiçinë të flamosur në Piza të Italisë. Pronarin e kam koprac. Një ditë i thashë: Më shto rrogën!…Ai ngriti supet dhe më tregoi xhepat.”
-Po nuk më dhe më shumë para, do të thyej tornon!
-Theve tornon, hapet burgu!
-Të gënjen mëndja! Unë jam Proletar. Këtë fjalë të huaj na e solli Tarasi. Në shqip “Proletar” do të thotë Për- litar! Dmth-në që unë nuk kam se çfarë të humbas, veç litarit nga qafa! Thyej tornon dhe ja mbath në Zvicër!..
-Ke të drejtë o Për-litar! Do të ta shtoj rrogën, edhe pse Italia është në krizë, për faj të Berluskonit, që më shumë vret mëndjen për “tangat” e çupakave nga Maroku, se sa për hallet e sovranit! Por më parë dua të më thuash: Kush është ky Tarasi!
-Ishte usta mbi usta, Komandati Legjendar I Luftës Nacional-Çlirmatare! Enver Hoxha, I thonë! Në fillim të luftës u mblodhën ilegalët. Thanë t’i gjejnë një pseudonim shokut Enver, sepse mos na shkoi për dhjamë qëni, dhe ku të mbytet pastaj komunizma shqiptare! Le ta quajmë Ta-Ras, tha njeri, sepse do vijë një ditë që do të na e rasi të gjithëve!…Dhe I doli fjala!…Na del në ëndërr si lugat, edhe pse ka 35 vjet që ka shkuar tek të shumtët?!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

NDRYSHIMI I VIP-ave: Samanta

Next Post

A jeni pro bashkimit te ciftit?

Advertisement